• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD paralajmëroi kallëzim/ Lleshaj: Qesharake dhe për të bërë presion. S’po ndodh asnjë ndryshim me…

by Java News
30/09/2020 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas denoncimit të Partisë Demokratike se qeveria ka nisur operacionin për të penguar qytetarët të votojnë, duke ndryshuar vendbanimin pa dijeninë e tyre, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një reagim në Facebook, Lleshaj thotë se PD trillon operacione imagjinare për të penguar qytetarët që të votojnë.

Paralajmërimin e PD për kallëzim, Lleshaj e konsideron qesharake.

“Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori”, shkruan Lleshaj në Facebook.

Reagimi i plotë i Sandër Lleshajt

Përfaqësues të Partisë Demokratike dhe media të caktuara nën ndikim, vijojnë të mashtrojnë hapur opinionin publik, duke trilluar operacione imagjinare për kinse “pengimin e qytetarëve për të votuar” nga ana e qeverisë.

Në respekt të qytetarëve, që janë të detyruar të dëgjojnë në mënyrë të përsëritur këto trillime haluçinante dhe të papërgjegjshme, më duhet po ashtu që të përsëris publikisht se:

  1. Asnjë ndryshim nuk po ndodh, nuk do të ndodhë dhe nuk mund të ndodhë me qendrat e votimit;
  2. Ekstrakti i parë i listave të votuesve do të publikohet më datën 5 tetor dhe çdokush do të ketë mundësinë që të shohë se qendrat e votimit nuk ndryshohen;
  3. Ngatërrimi diabolik i procesit të përditësimit apo saktësimit të adresave të qytetarëve, që kryhet në zbatim të ligjit, nuk ka asnjë lidhje me qendrat e votimit të tyre, të cilat nuk ndryshojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Për vëmendjen e zëdhënësve të PD më duhet të them:

  1. Nëse doni të bëni kallëzime, shkoni në prokurori. Paralajmërimet tuaja se do të bëni kallëzime janë qesharake, edhe pse në të vërtetë i bëni me qëllim presioni publik dhe intimidimi. Mos u lodhni kot me paralajmërime, thjesht shkoni në prokurori;
  2. Nëse doni të ndërtoni ndonjë alibi për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, mendohuni për diçka tjetër. Kjo e qendrave të votimit është thjesht një blof i dobët;
  1. Unë nuk jam si ju, ndaj as nuk më shkojnë ndërmend të bëj ato gjëra që ju aludoni dhe që i keni bërë në mënyrë sistematike vetë, kur, për fat të keq të vendit, kishit pushtetin qeverisës. Jo të gjithë janë si ju dhe, për rrjedhojë, jo të gjithë mund të bëjnë ato që ju keni bërë apo që jeni të gatshëm të bëni, po të keni mundësi;
  1. Unë jam krenar që, bashkë me stafet e ekspertëve, kemi arritur që të bëjmë me adresë rreth 300 mijë qytetarë, që ju i kishit lënë si nomadë, pa kurrfarë adrese, vetëm me një kod absurd 999 në vend të saj, të cilin e keni keqpërdorur sa herë keni dashur. Nëse shqetësoheni prej kësaj, shprehuni, por amullia juaj e preferuar nuk mund të mbijetojë përjetësisht;
  1. Përpara se t’u referoheni platformave mediatike nën dyshim publik, mundohuni të informoheni pranë institucioneve zyrtare, se aty do të gjeni të vërtetën e plotë. / g.kosovari
Next Post
Të dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni/ OFL u ‘troket në derë’ tre të fortëve në Fier

Të dënuar për terrorizëm dhe armëmbajtje pa leje/ OFL u kërkon llogari 3 “të fortëve” në Fier dhe Mallakastër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

“Përmes rrënjëve lartësohemi”! Tirana mirëpret Samitin e Diasporës, agjenda dhe pjesëmarrësit “VIP”

April 6, 2026
Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

Një 30-vjeçar thyen xhamat e një qendre tregtare në Vlorë, Policia në kërkim

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

Zgjedhjet në Hungari, ja pse Bashkimi Evropian po mban frymën për fatin politik të Viktor Orbán

April 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Cektësia e padurueshme me të cilën trajtohen protestat e studentëve shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

Jeffrey Sachs: Vetëm India, Kina dhe Rusia mund ta ndalin luftën ndaj Iranit

April 6, 2026
“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

“E mbushi PD-në me agjentë të Sigurimit”, avokati: Berisha është tradhtar!

April 6, 2026
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In