• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD nuk është më e përçarë rreth Belerit

by Mero Baze
02/02/2025 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Dëgjova Fredi Belerin në Athinë, në një takim me mbështetës të Berishës, ku ai u kërkoi falje atyre për gabimet që kishte bërë PD, por i siguroi se ajo është e bashkuar dhe do të ecë përpara.

Nuk e kisha idenë që Fredi Beleri ka qenë anëtar i PD apo njeri i brendshëm i saj. Për një kohë të gjatë, ai është hequr si viktimë e saj.

Dhe kjo është e vetmja arsye për të cilën ai ka të drejtë të kërkojë që PD të kërkojë falje.

Për shembull, Berisha mund të dalë në një intervistë si ato ku shfaqen të penduarit tek Çim Peka dhe të thotë:

“PD ka bërë një gabim të rëndë më 10 Prill 1994. Në një postë kufitare në jug të vendit, afër Libohovës, disa paramilitarë me uniformë të ushtrisë greke sulmuan postën tonë kufitare dhe vranë oficerin Fatmir Hoxha dhe ushtarin Arsen Gjini.

Ne, si parti, u nxituam dhe bëmë disa gabime të rënda.

Gabimi i parë ishte që akuzuam Greqinë se na provokoi, kur dihet botërisht që Greqia nuk kishte gisht fare në atë sulm. Sulmi u mor përsipër nga disa të rinj militantë të një organizate që lufton për lirinë e ‘Vorioepirit’.

Më pas doli që policia greke arrestoi Fredi Belerin dhe ata të rinj të tjerë me armë automatike dhe municione, të cilat ishin përdorur edhe në atë ngjarje.

Ne i shpallëm ata armiq të Shqipërisë dhe u nxituam. Edhe pse u dënuan në shkallën e parë, ata më pas në vitin 1999, në një gjyq të mbyllur në një kishë në Athinë, çështja u mbyll për arsye të sigurisë kombëtare të Greqisë.

Kjo tregoi se ne u nxituam dhe për pak rrezikuam sigurinë kombëtare të Greqisë.

Prej atëherë, ne kemi bërë gabim pas gabimi, duke e quajtur Fredi Belerin vrasës të ushtarëve shqiptarë.

Sot ka ardhur dita e të vërtetës dhe unë po ju them juve se Fredi Beleri jo vetëm që nuk është vrasës i ushtarëve shqiptarë, por ai po mbron me heroizëm si askush tjetër PD-në dhe të ardhmen e demokracisë, pa të cilat Shqipëria nuk mund të ekzistojë. Ndaj, i kërkoj falje atij.”

Një deklaratë e tillë, pak a shumë në këtë frymë, mund të justifikonte deklaratën e sotme të Belerit. Kështu, të gjitha palët janë të qeta: Beleri është i qetë që PD ka kërkuar falje për gabimet e saj dhe që ai është i pastër, ndërsa vetë PD e kalon këtë kompleksin e gabimit që ka bërë ndaj Belerit.

Në fund të fundit, ata dy të vrarët ishin dy ish-komunistë nga Jugu.

E vetmja gjë që nuk shkon është fakti që Beleri kërkon që këtë falje në emër të PD ta bëjë vetë Beleri. Pra, të kërkojë falje në emër të PD që PD e ka quajtur atë terrorist dhe ka kërkuar burgimin e tij.

Këtu e ka tepëruar pak, por fushatë është dhe lejohet. E rëndësishme është që tani Berisha dhe Beleri janë të bashkuar, dhe kjo nënkupton që PD nuk është më e përçarë. Rreth Belerit! Ata që janë kundër tij, i kanë zbuar.

Next Post
Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In