• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët

by Ervis Iljazaj
03/10/2024 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Arrestimi i deputetit Ervin Salianji ka krijuar një kauzë të re për Partinë Demokratike për të thirrur edhe njëherë njerëzit e saj në protestë. Është një rast, që për hir të vërtetës, ka krijuar një lloj empatie në opinionin publik, jo vetëm të militantëve të PD, por edhe përtej tyre. Për arsye se ishte një arrestim i bërë në kuadër të betejës politike dhe vendimit të gjykatës me një vit burg, por shumë të diskutuar.

Duke u nisur nga ky rast, Partia Demokratike u kthye edhe njëherë në betejën e saj me drejtësinë, gjë të cilën e ka bërë që nga koha kur lideri i saj ka një konflikt me SPAK. Megjithëse rasti i Salianjit dhe i Berishës janë dy raste totalisht të ndryshme. Njëri i dënuar për një denoncim publik në emër të Partisë Demokratike dhe betejës politike, dhe tjetri i akuzuar për korrupsion. Mirëpo,  rasti i Salianjit është një kauzë që PD po e përdor për të sulmuar drejtësinë dhe akuzuar atë si të kapur nga pushteti, të cilën e ka kauzë kryesore.

Që Partia Demokratike proteston nuk ka asgjë të keqe. Përkundrazi, nëse ajo demonstron forcë është një gjë qe vetëm mirë i bënë demokracisë në Shqipëri. Sa më shumë e fortë të jetë opozita, aq më e më mirë demokracia.  Aq më tepër kur në vitet e fundit opozita është shfaqur e dobët në sytë  e opinionit publik për shumë arsye.

Problemi qëndron se Partia Demokratike është në betejë në tri fronte. Në betejë me drejtësinë, në betejë me qeverinë dhe në betejë me ndërkombëtarët.

Më drejtësinë sepse lideri i saj ka një konflikt interesi pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion. Dhe që nga ajo ditë, duket sikur fokusi kryesor i saj është lufta ndaj SPAK dhe drejtësisë së re në përgjithësi. Madje, i vetmi program që ka shpalosur deri me tani për zgjedhjet parlamentare të 2025 është çmontimi i Reformës në Drejtësi. Vetëm se për të arritur këtë synim do i duhet dakordësia e mazhorancës dhe Edi Ramës, pasi kjo gjë arrihet me një bashkëpunim pozitë-opozitë. Nëse kanë këtë synim, atëherë le ti bashkohen komisionit anti-korrupsion që drejtohet nga Fatmir Xhafaj dhe aty të diskutojnë për drejtësinë e re që duan të bëjnë. Me të gjitha gjasat edhe Rama do të ishte i kënaqur nëse do të ndryshonin disa gjëra të drejtësisë. Në këtë drejtim mund të gjejnë pika ku takohen.

Po ashtu Partia Demokratike është në luftë me qeverinë për zgjedhjet e ardhshme. Me një qeveri e cila ka shumë instrumente politikë e financiar në garën që po afron. Madje që i ka ndezur motorët e fushatës që tani. Në këtë kuptim PD është ende mbrapa sepse është  duke u marrë me çështje të tjera. Partia Demokratike gjithashtu futet në garë pa një kandidat për kryeministër. Një gjë e cila nuk ka ndodhur asnjëherë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Është vështirë të mendosh se një forcë politike fiton zgjedhjet pa një kandidat për kryeministër.

Dhe së fundmi Partia Demokratike është në betejë edhe me ndërkombëtarët. Deklaratat e ditëve të fundit tregojnë edhe njëherë krizën ndërkombëtare të Partisë Demokratike. Ajo është një parti e cila është e izoluar totalisht për shkak të liderishipit të saj. Ky është një fakt tashmë i njohur, por askush nuk e përmend dhe izolimin e saj e justifikon me blerjen që Rama i bënë ambasadave këtu te ne Ndërkohë që aleatët e Shqipërisë janë shprehur qartë se lideri i opozitës është i padëshiruar për ta. Dhe të fitosh betejën me një regjim nuk e bën dot pa aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë. Deri më sot, në selinë e Partisë Demokratike, që kur Sali Berisha është shpallur non-grata, nuk ka shkelur asnjë ambasador i vendeve mike të Shqipërisë. Dhe në këtë izolim që ndodhet, që po kthehet në një konflikt me ndërkombëtarët, Partia Demokratike ka shumë fronte të hapura lufte. Në këtë kuptim, beteja e saj duket sfilitëse dhe shumë larg objektivave. Të luftosh kundër qeverisë, drejtësisë dhe ndërkombëtarëve në të njëjtën kohë duket si një gjë e pamundur. Nëse ja dalin, atëherë do të ishte një rast më shumë unik se sa i rrallë.

Next Post
“Mora dhuratë një copë druri”, u sulmua nga Bardhi me karrige, Spiropali: Si njeri e kam falur, por…

“Mora dhuratë një copë druri”, u sulmua nga Bardhi me karrige, Spiropali: Si njeri e kam falur, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha me eurodeputetin Tarquinio: Mos na fusni në BE! Ne jemi narkoshtet dhe vend krimesh e korrupsioni

Berisha me eurodeputetin Tarquinio: Mos na fusni në BE! Ne jemi narkoshtet dhe vend krimesh e korrupsioni

September 22, 2026
Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

Bleona Mata e birësuar nga një çift grek? Avokati Beqiri e mohon kategorikisht: Fantazi të sëmura!

September 22, 2026
Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

Erdogan: Gaza është kthyer në kampin e përqendrimit më çnjerëzor të kohës sonë

September 22, 2026
Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

September 22, 2026
Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

September 22, 2026
Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

September 22, 2026
Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

September 22, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com