• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD motivon studentët protestues me sloganin e Enver Hoxhës

by Java News
07/01/2019 14:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e një memorie historike është bërë shpesh shkaktare për gafa publike në Shqipëri, ashtu si kjo e sotmja.

Në protestën e organizuar nga anëtarë të forumeve rinore të opozitës, të kamufluar si studentë, është hedhur në qarkullim një sllogan i ri, i cili për hir të së vërtetës është përdorur edhe pak ditë më parë tek protesta e “Astirit”, “studentët e bashkuar, kanë për të fituar”.

Tek “Astiri”, versioni i përdorur ishte “populli i bashkuar, ka për të fituar”.

Problemi i vetëm i këtij sllogani; jo vetëm ai nuk është autentik, por ashtu si “Internacionalja”, është një himn botëror dedikuar komunizmit dhe një sllogan i përdorur vazhdimisht nga Enver Hoxha, pas vitit 1974, deri në vdekjen e tij.

Togfjalëshi “populli i bashkuar, ka për të fituar”, vjen nga Kili, në versionin “el pueblo, unido, hamas sera vencido”. Fillimisht një thënie revolucionare për të kundërshtuar regjimin e Pinoçetit, pas rrëzimit të Salvador Alendes, shumë shpejt u shndërrua në një këngë e përkthyer praktikisht në të gjithë gjuhët e botës.

Në vazhdën e këngëve revolucionare, “El Pueblo Unido”, me versionet e saj është shndërruar në një legjendë, ashtu si “Internacionalja”, “Bella Ciao”, e disa versione të tjera, fillimisht ruse, të përkthyera në shumë gjuhë të huaja.

Në periudhën e shtrëngimit ekonomik, që karakterizoi dekadën e fundit të Enver Hoxhës në pushtet, togfjalëshi “populli i bashkuar ka për të fituar”, u përdor me dhjetëra hera, drejtuar imperalistëve apo revizionistëve që po tentonin të “gjunjëzonin popullin tonë heroik”, i cili i “bashkuar, si një kështjellë graniti, mund t’i rezistonte çdo sulmi”.

Mungesa e një kujtese historike apo edhe më keq, injoranca historike, bën që sot PD dhe LSI të dalin në rrugë duke kopiuar në dukje një sllogan shumë të bukur, por me një histori të helmatisur pas tij dhe që mban si autor të parë, asnjë më shumë dhe asnjë më pak se vetë Enver Hoxhën./Lexo.al

a.c

Next Post
‘Dhjetori i dytë vazhdon’/ Studentët nuk tërhiqen, mblidhen sërish para ministrisë

Sekretari i PS: Do fusim në listat zgjedhore edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com