• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sekretari i PS: Do fusim në listat zgjedhore edhe përfaqësues të Lëvizjes Studentore

by Java News
07/01/2019 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

6 muaj e ndajnë Partinë Socialiste nga data e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që motorët e fushatës kanë nisur të ndizen, duke përfunduar me çështjen e koalicionit të PS me aleatët. Petro Koçi, sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se koalicioni që socialistët do të bëjnë për zgjedhjet e 30 qershorit do të jetë një koalicion i cili do të jetë në vijimësi aktiv dhe jo vetëm për fushatën elektorale. Koçi shtoi se pjesë e koalicionit mund të bëhen edhe parti që nuk kanë qenë më parë në koalicion me PS.

“Kemi bërë disa takime në planin formal. Kemi folur për mënyrën si formalizohet një koalicion zgjedhor. Është fokusuar diskutimi tek fakti se koalicioni nuk duhet të funksionojë vetëm në fushata elektorale por edhe në vijimësi. Kur janë zgjedhje vendore, shpesh ka ndodhur që kanë bërë pjesë edhe parti që në një vështrim tradicional nuk kanë qenë pjesë e të njëjtës familje zgjedhore. Kjo mund të ndodhë sërish, por ne jemi të hapur për mundësi të tilla, por duke parë kontekstet lokale”, tha Petro Koçi, Sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat

Sekretari për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat në Partinë Socialiste, tha se pjesë e listave të Partisë Socialiste dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, mund të bëhen edhe përfaqësuesë të Lëvizjes Studentore, të rinj me integritet që kanë ngritur kërkesa legjitime. Koci shtoi se LSI do të shënojë një humbje të konsiderueshme në këto zgjedhje.

“Ne do të përpiqemi që edhe nga Lëvizja studentore të bëhen pjesë e listave tona. Ne jemi të hapur që përfaqësuesë të studentëve të jenë në lista. S’ka vetëm forume partiake, por do të ketë edhe njerëz që vijnë nga grupime të ndryshme.  Protesta i hapi sytë politikës, dhe me të drejtë Rama tha se lëvizja studentore ishte një shuplakë. Në emër të kësaj mirënjohjeje dhe duke patur parasysh se ky është një resurs njerëzor i pazëvendësueshëm. Ata që kanë qenë pjesë e lëvizjes kanë mirënjohjen e Partisë Socialiste.  Është shpejt për të folur për surpriza. Në këto parti ka fenomene nga më të ndryshmet. Një pjesë e kësaj partie është realisht në mbështetje të PS. LSI ka një tkurrje të madhe, ka një humbje të identitetit të saj. Kur ka qenë në bashkëpunim me PS ka ruajtur identitetin e saj. Është bërë si një pjesë e PD. Kjo është arsye e fortë pse kjo parti do të shënojë humbje dhe do të korrë atë që ka mbjellë. Kuptohet që do të zëvendësohen të gjithë ata që nuk kanë energji. Ata që kanë energji do të kandidohen sërish. Partitë politike nuk e kanë lejen që të bëhen gabime. Do të zgjidhen kandidatët më të zotë, që do të dëshmojnë se janë të zotë për të qeverisur.”, tha Petro Koçi, Sekretar për Bashkëqeverisjen dhe Aleancat

a.cupaj

Next Post
PD nxjerr letrat dhe sulmon Ramën: Shtëpia në Surrel, 400 milionë lekë!

PD nxjerr letrat dhe sulmon Ramën: Shtëpia në Surrel, 400 milionë lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 18, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita në sallë me 13 deputetë të përjashtuar

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita në sallë me 13 deputetë të përjashtuar

November 18, 2026
Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

Nations League/ Norvegjia përmbys Danimarkën në mënyrë dramatike dhe i bashkohet Portugalisë në çerekfinale!

November 17, 2026
Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

Asambleja e PS, Klosi tregon arsyen pse u largua Spiropali: Disiplinë në parti dhe projekt për…

November 17, 2026
Rama sot në Bruksel, priten takime me drejtuesit e BE-së dhe NATO-s

Protestat, dhëndri i Trump dhe Sazani, Rama për “The Independent”: Ishte shqetësuese, pashë se si demokracitë tona po hahen të gjalla nga…

November 17, 2026
Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

Nations League/ Kartoni i kuq dhe dy penallti fundosin Kosovën, “Dardanët” mbeten sërish në Ligën B

November 17, 2026
Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

November 17, 2026
Deputeti i PS-së: Çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe çfarë ka ndodhur mbetet po aty!

Deputeti i PS-së: Çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe çfarë ka ndodhur mbetet po aty!

November 17, 2026
Mbi 77 milionë dollarë për bombën e re bërthamore amerikane, në shënjestër bunkerët e Iranit, Rusisë dhe Kinës!

Mbi 77 milionë dollarë për bombën e re bërthamore amerikane, në shënjestër bunkerët e Iranit, Rusisë dhe Kinës!

November 17, 2026
Nga vrasja e kryekomisarit Lamaj, arratisja dy herë nga burgu, droga e vjedhjet – Kush është i arrestuari i “bandës së Niklës”

I akuzuar si kreu i organizatës së ‘skifterëve’ dhe mbi 50 grabitje në Europë, shqiptari Edison Pula del para gjyqit në Francë! Dëmi 1 mln euro

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In