• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

by E S
03/08/2026 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike pret që faktori ndërkombëtar të kundërshtojë draftin e socialistëve për reformën territoriale në shtator.

Deputeti Luçiano Boçi tha se propozimi i socialistëve do të jetë i papranueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, pasi bie ndesh me parimet e tyre.

“Ata janë me pushime dhe normal që nuk i cenojnë shumë pushimet për hallet tona. Por duhet një prononcim dhe jemi në pritje për një prononcim të faktorit ndërkombëtar.

Heshtja është pranim, heshtja, por s’mund të flasim për heshtje sepse është kjo që ju e thatë që është një periudhë që nuk ka shumë zënë në politikë dhe në angazhim edhe të faktorit ndërkombëtar.

Duhet pritur shtatori, rifillimi i një situate të re edhe në parlament”, tha Boçi për A2.

“SHBA dhe BE janë ata që e kanë monitoruar, e kanë mbështetur, por që edhe do mbajnë qëndrimet e tyre dhe unë gjykoj që, unë parashikoj që ky draft, ky projektligj, të jetë i papranueshëm për ta nga mënyra se si është servirur, nga mënyra si ka ardhur në parlament, nga mënyra si shkelmoi komisionin të insistuar nga ata dhe nga mënyra se si kërkon ta bëjë ndarjen e re territoriale në Shqipëri pa respektuar asnjë standard europian”, shtoi ai.

“Se vetë flisnim për standard europian, për kapacitete administrative, autonomi financiare. I harruan ato menjëherë, dolën thjesht te ndarja e numrave. Thoshin një bashki efiçente duhet të qëndrojë një jo, një bashki që është e varfër duhet t’i bashkohet një bashkie që ka resurse, që ajo ta ndihmojë në koston e shërbimeve.

Por si mund të bashkosh ti bashki të varfra dhe të pretendosh që po krijon mirëqenie dhe pasuri? Jo! Do të rritet diskriminimi. Diskriminimi nis nga Tirana… Është një skemë thjesht elektorale e parapërgatitur që nuk do preki ndikimin e qeverisë, por është një skemë si magazinë më e perfeksionuar për të sjellë vota të përjetshme politike. Kështu është formula”, përfundoi ai.

Next Post
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com