• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD me parulla si kapeshin diversantët: Narkoqeverisës dorëzohuni! Jeni të rrethuar!

by Java News
14/07/2018 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme nga selia blu, deputeti Gent Strazimiri renditi publikisht disa fakte sipas tij dhe shifra që rrëzojnë Ministrinë e Brendshme për eksportin e drogës në Itali, duke marrë shkas edhe nga raporti i Antidrogës së shtetit fqinj, ku vendi ynë konsiderohej ‘origjina e kanabisit’.

Sipas PD-së qeveria duhet të dorëzohet, pasi koha e tyre ka mbaruar.

REAGIMI I PD
Faktet dhe shifrat që rrëzojnë ministrinë e Xhafajve për eksportin e drogës në Itali
Sipas narkoqeverisë, cilido që nuk e lexon Raportin e antidrogës italiane siç do Saimiri i radhës i Ministrisë së Brendshme, e bën qëllimisht e për përfitime të ulta politike, përshfirë këtu Zërin e Amerikës.
Në artikullin e datës 11 Korrik 2018, sipas “Zërit të Amerikës”, Raporti konstaton qartësisht se:
1- “Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane
2- “Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016”,
3- “trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.
4- Raporti përmend rastin në 2017 “të konfiskimit më të madh të kryer ndonjëherë, në rajonin e Marche-ve, të barabartë me 8 ton marijuanë, të cilat kishin si destinacion Europën Veriore”.
5- Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithësej.
6- 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.
7- “rrugët e trafikut të drogës që çojnë drejt kufijve të shtetit italian mbetën të pandryshuara. Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë”
8- Evidentohet shtrirje e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet hollandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.
9- Hetimet kanë dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.
Kjo është e vërteta për cilindo që mjafton të kërkojë në google, vetë, nga telefoni, dhe më tej të bëjë thjesht veprimin e mbledhjes për të nxjerrë sasinë e drogës të nxjerrë nga Shqipëria përmes “bravo çunave”, për në Itali, madje duke kaluar edhe nga Greqia e Mali I Zi. Datat e trafikimit fillojnë me 2 janar të 2017, deri në 18 maj 2017 kur në zyrën e Ministrit të Brendëshëm doli Saimir Xhafaj dhe hyri Dritan Demiraj. E më tej rifillojnë me 6 shtator 2017 kur në detyrë rikthehet Fatmir Tahiri, për të vazhduar deri me 30 dhjetor 2017.
Përsa i përket “zhdukjes së kultivimit të drogës gjatë 2017”, gjenerali Italian Guardia di Finanza Nikola Altieri i deklaron gazetës “Liberation” para 2 javësh: megjithëse ata (autoritetet shqiptare) pretendojnë se droga që ende vazhdojmë të kapim është prodhim I viteve të mëparëshme, analizat e bëra mallit, tregojnë se nuk është prodhim më i vjetër së i 6 muajve më parë.
Kjo është e vërteta, sa ç’është e vërtetë që Agron Xhafaj është trafikant droge që po kryen dënimin në Itali, e që vëllain ia bënë “saimir” të Ministrisë së Brendëshme, pasi “reformoi” drejtësinë shqiptare. Nëse cilido që na rrethon, paska filluar të flasë “shqup”, “Fatmirë”e “Saimirë” të narkoqeverisë DORËZOHUNI, koha juaj ka mbaruar! Jeni të rrethuar!

ma.me

Next Post
10 thënie që do t’ju motivojnë

Po vjen i nxehti në Shqipëri? Temperaturat s'do të kalojnë 35 gradë gjatë korrikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In