• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Mbështesim vendimin e SPAK për Berishën. Bllokimi i seancave në Kuvend, për interesa të ngushta

by Java News
14/12/2023 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të mbështesë vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Salin Berishën, ku kërkohet arrestimi i tij.

Në një intervistë për ABC News, zëdhënësja e kësaj force politike, Mirela Karabina deklaroi se qëndrimi është i qartë; kur drejtësia flet, politika duhet të heshtë.

Sipas Karabinës, bllokimi i seancave parlamentare në Kuvend nga deputetë të grupit të Berishës, bëhet për interesa të ngushta.

“Partia Demokratike, gjatë gjithë kësaj periudhe, madje që kur SPAK ka filluar aksionin për vënien para drejtësisë së politikanëve të lartë, mbështet pa asnjë rezervë vendimet e SPAK, ndaj kujtdo. Qëndrimi është i qartë, nuk mund të kemi qëndrime të dyfishta. Kur drejtësia flet, politika duhet të heshtë. Po kalojmë një mooment, kur pas kaq vitesh, drejtësia është e shkëputur nga politika. Kemi të bëjmë me një strukurë që është ngritur me ndihmën e SHBA. Nëse do të kishte seancë plenare, sigurisht që Partia Demokratike do të kishte qenë pjesë, por ka disa javë që parlamenti është shndërruar në një skenë, që është e trishtë. Disa grupime deputetësh, për interesa të ngushta kanë bllokuar seancat parlamentare. Ka kaluar një buxhet, një shifër jashtëzakonisht e lartë, 7 miliardë euro dhe qytetarët nuk dëgjuan llogaridhënie. Ky minim i seancave parlamentare ka qenë dhuratë që i është bërë kryeministrit.

Nuk është akt politik të djegësh karriget e parlametit, ata minuan seancën e buxhetit për interesa të ngushta. Bllokimi i seancave dhe lejimi i qeverisë që të kalojë buxhetin pa llogaridhënie, është minim dhe nuk është në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të kemi tjetër sistem, lista të hapura, vetting të politikanëve, vota e diaporës. Partia Demokratike ngriti komisionin e inceneratorëve dhe sot në SPAK vërtetohet beteja politike e Partisë Demokratike në lidhje me korrupsionin galopant të inceneratorëve. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen Rama-Meloni. E rëndësishme është veprimet që ndodhin. Si ky grupim i opozitës dhe mazhoranca, është duke u përballur me SPAK. Ne mbështesim pa asnjë hezitim”, theksoi ajo.

Në lidhje me afrimin apo jo në Partinë Demokratike të deputetëve që janë larguar, Karabina shtoi: “Kjo është një pyetje që duhet t’ia bësh dikujt që nuk ka pasur qëndrim të qartë dhe ka humbur busullën. Partia Demokratike e ka përcaktuar qartë projektin politik, qasje euroatlantike, aleanca me qytetarët. Partia Demokratike e ka të qartë rrugën që po ndjek, mbështet këtë strukturë që do të bëjë histori në ndërtimin e demokracisë. Absolutisht, në Partinë Demokratike, kushdo që mbështet qasjen euroatlantike, dera është e hapur, këtë e kemi deklaruar, gjithësecili bën zgjedhjen”./m.j

Next Post
“Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

"Dashnorët" e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Comments 1

  1. Kol jakaj says:
    2 years ago

    E sakte e gjithe situata krijohet nga komunisti i diktatures per te shmangur drejtesine pasi eshte i akuzuar familjarisht kaq i ndyre eshte kaq i poshter dhe i ulet eshte dhe i pamoral saqe si familje eshte nenhetim dhe vazhdon maskaraden ,duhet te ishte arrestuar ne 96 ne 97 ne 21 janarin per kincensionin megakorrupsion te Cez e te Armos

    Reply

Leave a Reply to Kol jakaj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

March 5, 2026
Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In