• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese

by Java News
07/11/2023 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, e Lulzim Bashës, ka bërë me dije se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për emigrantët e nënshkruar me Italinë, një ditë më parë. Në dokumentin e firmosur nga deputeti Kreshnik Çollaku, thuhet se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, nisur nga faktin që kjo marrëveshje ka një ndikim të gjerë social.

“Në emër të Partisë Demokratike, depozitova kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama për marrëveshjen e tij me kryeministren e Italisë, për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.

Bëjmë me dije se për të njëjtën çështje dhe objekt do t’i drejtohemi dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë për të vlerësuar përputhshmërinë me ligjet e Kushtetutën e vendit, të marrëveshjeve të tilla me një impakt kaq të gjerë social”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja u firmos një ditë më parë nga kryeministrat, Edi Rama dhe Giorgia Meloni, ku thuhet se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Në portin e Shëngjinit, Italia do të kujdeset për procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Po aty autoritetet italiane do të krijojnë një qendër pritjeje dhe kontrolli të parë, ndërsa në Gjadër do të krijohet një strukturë model CPR për procedurat e mëpasshme.

Këto struktura fillimisht do të mund të strehojnë deri në 3 mijë persona, që do të qëndrojnë aty gjatë kohës së nevojshme për të përfunduar procedurat për shqyrtimin e kërkesave për azil, të shkurtuar deri në 28 ditë nga ana e Italisë.

/f.s

Next Post
Dëshmia/ Shefi i Komisariatit të Himarës: Beleri, në këmbim të votës premtonte edhe leje qëndrimi në Greqi

Dëshmia/ Shefi i Komisariatit të Himarës: Beleri, në këmbim të votës premtonte edhe leje qëndrimi në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com