• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD-LSI të frikësuar dhe të çoroditur”, Hyseni për marrëveshjen e 5 qershorit: Jashtë dëshirës tonë, por i qëndrojmë. Materiali është i dobët

by Ardit Rada
16/07/2020 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Relatori i ndryshimeve kushtetuese për heqjen e koalicioneve parazgjedhore dhe hapjen e listave, Alket Hyseni ka komentuar së fundmi çështjen më të nxehtë të politikës.  Në fjalën e tij Hyseni u shpreh se mazhoranca do t’i qëndronte marrëveshjes edhe pse është pa dëshirën e saj.

Ai u shpreh se listat e hapura nuk i ndalojnë koalicionet dhe secila parti nëse duan të jenë bashkë atëherë të dalin po me një listë të përbashkët. Nga ana tjetër Hyseni shtoi se drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është tepër i dobët që nga ana gramatikore e deri tek formatimi, kjo për shkak të ekspertëve të opozitës.

“U mbors mali dhe në fund doli kjo marrëveshje jashtë dëshirës sonë por me vetëdije të plotë e kemi pranuar dhe i qëndrojmë asaj marrëveshje. Jemi duke e miratuar. Se di çfarë frike ka opozita, ata duan ndoshta gjithçka por ka ca limite në demokraci.

Ne kemi një marrëveshje politike që e ka filluar procedurën parlamentare. Që të bëhet kod do një shumicë të cilësuar, që nuk e kemi. Ne duhet të gjejmë numrat që ta kthejmë këtë marrëveshje në kod zgjedhor duke i marrë votat nga produkti i opozitës që janë në parlament. Kërkohet vullneti i përkthyer në kartona, gjë që nuk e kanë. Duhet të kuptojmë që parlamenti ka përpara një iniciativë kushtetuese.

Nëse do të dalësh me koalicione dil me një listë të përbashkët para shqiptarëve.

Subjektet zgjedhore dhe në kushtetutë kanë qenë vetëm partitë politike dhe zgjedhësit. Çështja e koalicioneve është shtuar në ndryshimet kushtetuese.

Nëse PD apo opozita e bashkuar, nga frika janë të çoroditur dhe duan të tallen me shqiptarët nuk e bëjmë dot. Nga pikëpamja e shtetbërjes ne jemi institucione që duhet të bëjë procedurën”, deklaroi Hyseni.

Deputeti i PS-së theksoi se “jemi para një iniciative kushtetuese që është në përputhje me çdo parim të Kushtetutës”.

“Ne kemi pasur merakun së pari të kalojmë marrëveshjen politike se jemi subjekt serioz. Nga pikëpamja teknike është material shumë i dobët. I shkruar shumë keq nga ekspertët e kësaj opozite të bashkuar. Ka nevojë për t’u rregulluar që në gramatikë, formatim. Por nëse nuk duan ta prekim, nuk e prekim fare. Por nuk mund të ndalojnë punën e Kuvendit. Deri në fund të mandatit nuk e ndalon dot punë ne sovranit”, tha Hyseni.

Sa i përket deklaratave të Presidentit të Republikës për çështjen e numrave, Hyseni tha se janë 122 deputetë legjitimë.

“Si do të kalojmë ne me 84-85 vota kodin ku janë 82? Aty janë 122 deputetë, të gjithë janë legjitimë, të prodhuar nga listat e subjekteve politike, janë zëvendësuar siç e parashikon Kushtetuta. I pëlqejnë presidentit apo opozitave të tjera është perceptimi i tyre. Është produkt i listave të tyre të votuara nga njerëzit. Ata janë legjitimë dhe do jenë legjitimë deri sa të jenë në atë parlament”, deklaroi ai.

Hyseni komentoi dhe akuzën e PD-së për zhdukjen e termit ‘koalicione’. “Neni është pothuaj i njëjti parashikim që ka neni aktual. Ne nuk kemi thënë që do ta kalojmë këtë nen ndryshe, do e kalojmë siç janë. Ne do t’i kalojmë kështu siç janë. Thelbi i marrëveshjes nuk do të preket fare. Ata i tmerron ndryshimi i kushtetutës, listat e hapura. Kanë frikë se nuk bëjnë dot planet e tyre. Nuk mund të bëjmë dot një ligj që i konvenon PD-së apo LSI-së. Nëse je aleat mund të bësh listën e përbashkët. Këta e kanë kalkulim elektoral po ne e kemi ligj për shqiptarët”, u shpreh ai.

Pyetjes se çfarë ka lëshuar PS, Hyseni iu përgjigj: “Me draftin e ri ndërtohet një strukturë totalisht me komisionerë të tjerë. Nuk ka qene shqetësim për ne KQZ-ja. Kemi lëshuar nga parimet”.

“Unë mendoj që le ti kalojmë të dyja, të ecin paralel sepse ashtu mund të bëhet sigurimi i maxhorancës së votave. nëse administrata konstaston se ka nevojë për përmirësime do jemi aty. Jam i bindur se në shtator-tetor do ketë kërkesa për përmirësime sepse është një arnim i keq. Ne këtë detyrë kemi, bëjmë ligje, përmirësojmë ligje”, deklaroi deputeti i PS.

Sa i përket deklaratës së Kreut të Shtetit për shpërndarjen e parlamentit, Hyseni tha se nuk do donte ta imagjinonte as në ëndërr se e ka kompetencën.

“I kumbon apo ka një zilkë që ka në shpirt që pa u bërë president, që kur doli në fushatë, nuk do doja as ta imagjinonte, as në ëndërr se nuk e ka kompetencë.

Presidenti meqë e ka ëndërr të vijë të negociojë që ndonëse bëjmë ndonjë nen të tillë që Presidenti të paktën ta ëndërrojë të shpërndajë parlamentin”, tha ai.

 

/e.rr

Next Post
Rritja e shifrave me COVID-19, Kosova shton numrin e “bluzave të bardha” hapet dhe një spital tjetër për pacientët e infektuar

Situatë kritike në Kosovë/ Shkon në 118 numri i viktimave nga COVID-19, regjistrohen dhe 132 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In