• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

PD- LSI, orët e ankthit për në KQZ

by A R
23/04/2019 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Sot është një ditë vendimtare jo vetëm për koalicionin opozitarë PD- LSI, por edhe për të gjithë opozitën në përgjithësi. Kur kanë mbetur pak orë nga skadimi i afatit për regjistrimin e partive politike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PD dhe LSI ndodhen përpara një sfide shumë të fortë, që ka të bëjë ose me hyrjen e tyre sërish në sistemin politik, ose ecjen e këtyre dy subjekte politike në rrugë pa krye, fundi i së cilës është i parashikueshëm për të gjithë, por jo për Bashën e Kryemadhin mesa duket.

Djegia e mandateve, një lëvizje si ‘një rrufe në qiell të hapur’, si një formë shantazhi më shumë kundër SHBA- BE se sa mazhorancës, duket se tani është kthyer në një lëvizje qartazi kundër kuartetit opozitar që drejton PD- LSI. Vendet bosh në Kuvend u mbushën me shpejtësi jashtë çdo parashikimi të strategëve të djegies së mandateve. Madje duke shkuar dhe më tej edhe me nisma për formëzimin e subjekteve të reja opozitare, të cilat jo vetëm po mbushin vakumin e krijuar nga PD- LSI, por duke shfaqur haptazi ambicie për të hyrë në zgjedhje. “Bindja Demokratike” pritet që të formalizohet sot edhe juridikisht duke dorëzuar më pas edhe letrat në KQZ për hyrjen në zgjedhje. Mjaft kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë në emër të opozitës duket se janë gati të përfaqësojnë siglën e “Bindjes Demokratike”. E gjithë kjo situuatë duket se është kthyer në tërmet brenda PD-së, pasi Basha e Berisha nga sulmi kundër Ramës me djegien e mandateve, tashmë kanë kaluar në mbrojtje për të shpëtuar ç’mund të shpëtojnë nga goditjet që po i vinë nga brenda opozitës.

Është pak vështëirë të parashikohet se cilat do të jenë lëvizjet e kuartetit opozitarë që nismoi djegien e mandateve nëse do regjistrohen apo jo në zgjedhje. Ajo që është e qartë është fakti se shantazhi ndaj Perëndimit ishte gjëja më e gabuar e këtij kuarteti, një shantazh i mbështetur jo në vlera të qytetërimit perëndimor, por në prita ‘cubash’. Tashmë të gjithë po shikojmë se lëvizja “Rama ik” është kthyer në “Hajdari ik”, një metamorfozë kjo që nuk parashikon asgjë të mirë për ato forca politike që zgjedhin të dalin jashtë sistemit politik, duke kërkuar të jenë në qeveri jo me zgjedhje, por me shantazhe e kërcënime, apo dhe me dhunë nëpër rrugët e Tiranës.

 

 

Next Post
FOTO/ Aksident i çuditshëm në Fushë-Krujë, makina shkatërrohet por s’ka pasagjerë!

Peqin/ Përplas për vdekje këmbësorin, largohet drejtuesi i mjetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Saliu kërkon të motivojë disa njerëz, drejtuesit e opozitës kanë interesa ndryshe nga qytetarët

Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri

March 18, 2026
Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

Shqipëria përshëndet heqjen e masave të BE ndaj Kosovës, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt integrimit

March 18, 2026
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën: 3 projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim

March 18, 2026
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

Kandidimi i Kokalarit, Alimehmeti: Nuk është befasi, por një komision do t’i filtrojë figurat

March 18, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese

March 18, 2026
Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin

Irani hakmerret për vrasjen e Larijanit, sulmon Tel Avivin

March 18, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In