• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD, kreu i ALUIZNI-t përvetësoi 1.5 mln dollarë, për punë të bëra që në vitin 2013

by
19/10/2015 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes deputetit të saj Gent Strazimiri, Partia Demokratike ka akuzuar kreun e ALUIZNI-it Artan Lame për shpërdorimin e një shume prej 1. 5 milionë dollarëve, të dalë nga arka e shtetit. Sipas opozitës, matjet në terren për të cilat Lame ka marrë fondin prej 1. 5 milionë dollarëve kanë qenë të gatshme në zyrat e ALUIZNI-t që në vitin 2013, duke e bërë të qartë kështu, se paratë janë marrë për interesa korruptive.

 Deklarata e Gent Strazimirit:

Kishte një ushtri me njerëz në rrugë për të bërë matjet, dhe sot për punën e bërë, për produktin që e ka në sirtar, në fakt një produkt që e ka gjetur aty sepse është bërë para vitit 2013, Lamja ka nxjerrë ca miliona të mira nga arka e shtetit, 1.5 milionë dollare, dhe ia ka dhënë mikut të tij.

Për operacionin korruptiv është kujdesur drejtoresha e Lames, zonja Dervishaj!

Ajo që mban firmën dhe vulën, ka përcaktuar kriteret e tenderit, dhe rastësisht në fund, milionat i merrka burri i saj, zoti Dervishaj.

Ai që nuk linte vend pa dhënë mendimin e tij të vyer, nga kangjellat e Presidences e deri tek pllaka ne kalanë e Lezhes, ka disa ditë që ka humbur! Për 1.5 milionë dollarët në fjalë …nuk ka mendim…

  1. Nuk ka asnjë mendim për 1.5 milionë dollarë të paguar, për të prodhuar  të njëjtat letra që po zverdhen në sirtaret e vetë institucionit…
  2. Nuk ka mendim për prokurimin dy vite rresht të së njëjtës konsulence, për të njëjtin terren madje edhe kur në vitin pasardhes jep trefishin e fondeve të një viti me parë…

Por zoti Lam po bën prapë me hile.

  1. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na tregonte cili ekspert prokurimesh garanton pastërtinë e nje tenderi konsulence 600,000 dollarësh të kryer në veç 3 jave?
  2. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do te duhej të na tregonte cila qenkesh kjo kompani konsulence Shqiptare që paska mbi 200 punonjes të trainuar dhe me experience që të mundet të tejkalojë ritmet e ALUIZNI-t i cili na paskësh patur mbi 100 punonjës ne terren vetem në Tiranë?
  3. Nëse ‘zoti Lam” do të fliste, do të duhej të na shuante kureshtjen edhe mbi faktin se cila kompani konsulence paguhet 8,000 dollare në ditë, dmth 100 dollarë ora?
  4. PSE duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturen të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperience e të trainuar dhe që po ecnin me ritme aq te larta sa ç’na deklaruat para 16 muajsh?
  5. Si shmanget konflikti i interesit kur tenderin e fiton bashkëshorti i drejtoreshës që harton termat e references për tenderin në fjale?

Shqiptarët nuk meritojnë këtë qeveri hajdutësh që po vjedh ditën për diell sikur të ishte dita e fundit.

Partia Demokratike po depoziton sot gjithe dokumentacionin përkatës në Prokurori dhe garanton Shqiptaret që hajdutet nuk do mund të gëzojnë asnjë cent nga paratë e vjedhura në mënyre kaq të pacipë.

Dita e fundit është pranë!

Faqja e Aluiznit

 

Next Post

Strategjia kosovare për trashëgiminë kulturore kritikohet ende pa u miratuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

Pas eklipsit diellor, një tjetër spektakël në qiell më 28 gusht: Hëna do të mbulohet nga hija e Tokës

August 23, 2026
Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor, e Diel 23 Gusht 2026

August 23, 2026
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE/ Deklaronin sipërfaqe toke të rreme për fonde, 37 të arrestuar në Greqi

E rëndë në Greqi! Shqiptari vret me armë të dashurën 45-vjeçare dhe më pas veten

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com