Partia Demokratike i ka kërkuar qeverisë miratimin e një moratoriumi për mbrojtjen e shtretërve te lumenjve.
Edmond Spaho i kërkoi kryeministrit që të sanksionohet me ligj mbrojtja e shtretërve të lumenjve në mënyrë që të shmangën përmbytjet.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, kërkoi që të merren masa edhe për zhvendosjen graduale të familjeve të vendosura pranë shtretërve të lumenjve
“Duhet moratorium për ndalimin e shfrytëzimit të shtretërve të lumenjve. Ju kërkojmë që të dëmshpërbleni qytetarët e përmbytur dhe tregohuni serioz. Kërkojmë të merren masa edhe për zhvendosjen graduale të familjeve të vendosura pranë shtretërve të lumenjve”, deklaroi Spaho.
javanews.al/a.ç