• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD kërkon mocion me debat për Integrimin, Balla: Modifikoni kërkesën; Bardhi: Keni frikë…

by A R
30/09/2025 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diskutimi në Konferencën e Kryetarëve ka qenë i tensionuar midis mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që ka kërkuar përmes kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi mocion me debat, përsa i përket prioriteteve të qeverisë, kryesisht për integrimin në Bashkimin Europian.

Sipas Bardhit, mazhoranca i shmanget debatit dhe transparencës për qeverinë duke refuzuar kërkesën për mocion.

“Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra anëtarësimin në BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në Kuvend, nga ana tjetër refuzoni debatin”, tha Bardhi.

Më tej ai kërkoi që ky mocion me debat të zhvillohet në seancën e kësaj të enjteje.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar kërkesën e PD duke thënë se rregullorja e Kuvendit nuk përcakton se që në seancën më të parë të diskutohet mocioni, por brenda 30 ditëve nga depozitimi.

Ai po ashtu ka kërkuar nga opozitarët që ti përmbledhin kërkesat e tyre në një të vetme, pasi sipas Ballës në këtë mocion ka 6 çështje të përfshira çka përbën shkelje të rregullores.

“Kuvendi i Shqipërisë ka përcaktuar një sere mekanizmash ne funksion te deputeteve/grupi deputetesh apo Grupi Parlamentar për te ushtruar mbikëqyrje te ekzekutivit. Jo pa shkak Kuvendi ka përcaktuar ne nenin 98 mocionin për një arsye te veçante dhe konkrete. Duke qene se kërkohet mirëkuptim, do te keni gjithmonë mirëkuptimin tone. E lexova mocionin ne te cilin ka 6 super çështje, ku ne secilën ka shume nën çështje. Rregullorja thotë një çështje. Ne kërkesë ju caktoni disa makro çështje.  Mjafton dy çështjet e para qe listoni te cilat përfaqesojne dy super çështje te mëdha me shume nen çështje. Çështjen katër kërkoni integritetin e ministrave dhe me pas vazhdon me kriminalizimin e politikes shqiptare. Pra z. Kryetar jemi para një kërkese qe nuk respekton as ne formë as ne përmbajtje përcaktimet e detyrueshme te nenit 98 te Rregullores se Kuvendit. Ne te kaluarën kemi bere debat dhe jemi dakordësuar qe te hartohet mocioni për një çështje te caktuar. Dy jave pas seancës se diskutimit te programit te qeverise dhe përbërjes ne e quajmë pike te ezauruar. Kërkesa për mocion për debat ka 6 super çështje dhe asnjë çështje te veçantë. Jeni te mirëpritur ta risillni te modifikuar vetëm ne një çështje”, tha Balla në mbledhje.

Sakaq, deputetja demokrate Ina Zhupa e kundërshtoi Ballën duke thënë se nuk arrin të kuptojë se si mazhoranca socialiste ka ngritur propagande për integrimin ndërsa sot bllokon debatin për këtë çështje.

“E pa kuptueshme! Po ju ftojmë të flasim për integrimin, pikërisht për prioritetin tuaj. Mos u fshihni pas argumenteve boshe. Unë e kuptoj se kur lexoni krim dhe korrupsion ju kap paniku se do duhet te mbroni veten dhe kryeministrin”, u shpreh Zhupa.

Next Post
Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër ‘shuplakë’ Albin Kurtit

Pretendimet për pezullimin e dialogut, DASH, tjetër 'shuplakë' Albin Kurtit

Comments 1

  1. Na ruajt zoti says:
    6 months ago

    Cfare do flasin per integrimin kur keta allasoj tipash nga rruga shajne shtetin me nje fantazi te sajuar ne kuzhinat serbe e ruse si vend rremuje,droge

    Reply

Leave a Reply to Na ruajt zoti Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In