• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD joshet nga koalicioni me Metën, ja çfarë thonë deputetët demokratë

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike janë të përçarë sa i përket mundësisë për një rikthim të koalicionit me LSI. Pas miratimit të reformës në drejtësi, u pa një afrimitet mes këtyre dy forcave politike, teksa dy ditë më parë ishte dhe ish­kryeministrit Sali Berisha ai që nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit të bashkëpunimit.

Të njëjtin qëndrim ka ish­ministri, Myqerem Tafaj dhe deputetja Arbjola Halmi. Ndërkohë, kundër koalicionit janë shprehur dy deputetët të tjerë të PD, Irma Kopliku, Bedri Hoxha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani. Të kontaktuar nga gazeta “Sot” deputetët japin qëndrime të ndryshe, ndërsa theksojnë se në fund do të zbatojnë vendimin që do të marrë grupi. Deputetja Arbjola Halimi shprehet pro një bashkëpunimi me LSI, nëse do të jetë në të mirë të vendit. “Nëse është në të mirë të vendit e mbështes. Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm që bashkëpunimi me LSI ishte i nevojshëm dhe atëherë dhe me kosto për PD. Sido që të jetë vendimmarrja është në grup dhe unë i qëndroj gjithnjë vendimmarrjes së grupit”, theksoi deputetja Halimi.

Ish-­ministri Tafaj shprehet se koalicioni që do të bëjë PD do të varet nga vota e elektoratit. “Është ende herët për të vlerësuar një bashkëpunim. PD ka bashkëqeverisur me LSI për 4 vjet dhe tani mendoj se është një situatë krejt tjetër. Unë nuk mund të them se jam pro apo kundër një bashkëpunimi të tillë serish. Këtë e vendos elektorati, e vendos votuesi. Unë jam gjithmonë për koalicione postzgjedhore. Koalicionet postzgjedhore janë koalicione që reflektojnë voton e sovranit”, shprehet Tafaj në një prononcim për gazetën.

Pro koalicionit është shprehur edhe deputeti Sherefedin Shehu. “Koalicion bëjmë vetëm nëse na thonë qytetarët, në kuptimin që nëse nuk na japin 71 deputetë, ne patjetër do të kërkojmë koalicione pastaj”, theksoi ligjvënësi demokrat. Deputetja e Shkodrës, Irma Kopliku, ka një mendim ndryshe nga kolegët e saj. Ajo shprehet se PD ka fituar e vetme disa sfida të rëndësishme dhe Lulzim Basha, pavarësisht kundërshtive, ka treguar lidership. “Personalisht mendoj se koalicioni zgjedhor, jo koalicioni për zgjidhje, ka një handikap të madh ideologjik dhe moral. Shqiptarët kanë nevojë për një qeverisje më shumë se kurrë me bosht ideologjik dhe me një kartë të forte morali. Marrëveshjet e pamoralshme na kanë vërtetuar që keqqeverisja është e pashmangshme. Nga ana tjetër Lulzim Basha në drejtimin e PD në mënyrë të tillë ka drejtuar deri sot, me karta të forta morali. Nuk besoj se do ketë devijim në rrugën e nisur”, thotë deputetja e PD, ndërsa veçon ligjin e derkiminalizimit dhe reformës në drejtësi. “Opozita i ka fituar dy sfida historike, siç është Dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi dhe këtë e ka bërë e vetme, më e vogël në numër se asnjëherë me parë që nga viti 1997. Edhe pse kundërshtitë në lidershipin e tij zoti Basha i ka pasur të forta dhe nga shumë drejtime ai përsëri fitoi betejat e tij politike dhe morale. Prandaj me të njëjtën logjikë kjo rrugë e nisur me moral dhe me përgjegjshmëri, si e tillë duhet të vazhdojë”, thotë Kopliku.

Ajo shton se koalicioni i përkohshëm është i domosdoshëm për të larguar Ramën nga drejtimi i qeverisë. “Për të hequr të keqen më të madhe, të cilën e cilësoj përsëri: “Rama Kryeministër”, është e drejtë dhe e domosdoshme të ketë një “koalicion të përkohshëm“, nënvizoi ligjvënësja demokrate.

Next Post

Vlorë/ Kapet me kanabis, prangoset 26-vjeçari

Comments 1

  1. bledi says:
    10 years ago

    me pelqen kjo shprehja :ne te mire te vendit.
    O pikaaaa pika

    Reply

Leave a Reply to bledi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

February 16, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Berisha: Dënoj me forcë vizitën e Ramës në Kosovë

February 16, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Bastet online, Tabaku: Kaos për të favorizuar interesa të caktuara

February 16, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

February 16, 2026
Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

Miratohet kalendari i “Territoriales”, PS dhe PD angazhohen ta përfundojnë në qershor

February 16, 2026
Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

Takimi me Ramën, Presidentja Osmani: Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses

February 16, 2026
“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

“U vra me helmin e bretkosës”, Rusia reagon për akuzat e Europës për Navalnin

February 16, 2026
Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In