• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja e ka betejën me “Arturo Uinë” dhe jo me Ramën

by Ben Andoni
04/07/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Sot të gjitha dështimet e opozitës i mvishen politikës së Lulzim Bashës dhe kuptohet pushtetit të pamatë të Edi Ramës. Janë harruar patetizmi i njerëzve që e ndiqnin dikur të pazëshëm, kur PD-ja ishte ende bashkë, ashtu si po harrohet ngazëllimi i LSI-së për të ndjekur çdo hap të ish-kryetarit patetik, që tashmë nuk kujtohet më as si relike në kuartierin e partisë së tij. Për fatin e keq, duket se Basha ka varur një gozhdë, e cila nuk hiqet dot, kur nuk funksionojnë institucionet brenda partisë dhe nuk shihet e vërteta në sy. Faji mbetet gjithnjë jetim, por nëse nuk e gjen sidomos në politikë, ai do të rikthehet në forma të tjera por me përmbajtje të njëjtë. Dhe, realisht, ashtu ndodhi. Tashmë, PD-në reale por që ende nuk e ka marrë tagrin e Gjykatës, e drejton Sali Berisha, njeriu simbol i kësaj partie, që ka ngjallur edhe njëherë shpirtin e revanshit tek militantët e saj. Por pa ide. Vetëm me frymë, që për hir të së vërtetës duhet t’i vlerësohet. Nuk gjykojmë dot për numrat që e ndjekin, pasi nuk i kemi, por shqetësuese është pse nuk kemi më kauza që të na mbushin? Si ka mundësi që nuk na bëjnë përshtypje protestat e Shoqërisë Civile për problemet ekonomiko-sociale por presin në çdo moment improvizimet e Berishës?! Një përgjigje është, tashmë kapitalizmi shqiptar e ka një model dhe ky është pasurimi i politikës me çdo mjet dhe përdorimi i shtetit në funksion të partive politike. Ndaj edhe protestat janë në funksion të kësaj, por duke përdorur publikun.

Tek kryevepra e Bertold Breht, “Arturo Ui”, realizuar shumë këndshëm dhe në mënyrë novatore nga Pirro Mani, ke mënyrën sesi shantazhohet në formë “klasike” institucioni, si merret përmes presionit, dhunës dhe kërcënimin ndaj biznesmenëve, politikanëve e gazetarëve, apo edhe alibitë dhe gjyqet e vazhdueshme, por edhe përfoljet dhe gjyqet farsë, që pas hekurave lënë zakonisht të pafuqishmit. Pse po e sjellim si argument?-Kjo, pasi opozita nuk na thotë dot sesi do t’ia dalim tani që personazhet si gangsteri Arturo Ui dhe ushtarët e vet: Ernesto Roma, Emanuel Gjiri e Xhuzepe Xhivola, apo të nënshtruarit e tij, të tillë si politikani dhe biznesmeni Dogsboru, apo pronari i gazetës Injac Dëllfit, si dhe tregtarët dhe pronarët e trustit të lulelakrës, e kanë pushtetin dhe bëhen palë me këdo?! Dhe, pse vetë PD-ja nuk ua thotë dot emrat përballë publikut.

Nuk i shkulim dot nga pushteti, nuk ua merr dot shtëpitë, nuk ua merr dot paratë e fituar në mënyrë të padrejtë, nuk i denigron dot…  sepse të pret Gjyqi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut (!!!).

A mund që të paktën këtë rezistencë që na mëton opozita ta bëjë me institucione dhe në mënyrë të strukturuar?! A mund të na tregojë se çfarë do të bëjë veç revanshit, që ti e ndjen në çdo pore të tyre? Si është shteti i vizionit të saj? Si do t’i rehatojë militantët e saj, kur të jetë në pushtet dhe si do t’i nxjerrë nga administrata ata që janë në punë? Ose më saktë, çfarë justifikimi do përdorë?!

Në improvizimet e veta, që nga “Foltorja” e këtej për çdo ditë, Berisha, si mjeshtër i xhonglimit politik, u është shmangur shumë pyetjeve të vështira por të vërteta me Mea Culpa patetike, duke e shkarkuar fajin dhe duke e marrë plotësisht PD-në, që i mungon tashmë dhe vetëm një firmë për ta ribetonuar godinën e SHQUP-it në kahun e vet.

Vetëm se nga njerëzit që i bëjnë hosana Berishës, sot, ascili prej tyre nuk sheh se shqetësimet e shqiptarëve nuk zgjidhen më dot sikur të dy Rama dhe Berisha të largohen, sepse e kanë çuar në zgrip vendin. E para me improvizimet prej mungesës së ideve, e dyta me premtimet dhe e treta me vizionin e tyre, që në fakt është fare i dobët, kur shikon mungesën totale të një forme zhvillimi ekonomik, që të përqafohej nga të gjithë dhe të jetë busull për çdo parti dhe mbi të gjitha nga një Drejtësi që duket se ende i mungojnë dhëmbët për t’ua nxjerrë si duhet Berishës and Co, por edhe shumë prej njerëzve të Ramës, që e kanë marrë me kaq nge mandatin e tretë.

E improvizimit është tash edhe ajo që po e përcjell pas demokracinë tonë e që ka të bëjë me ringjalljen e Nacionalizmit në vendet e Ballkanit, ku si Rama, Berisha apo dhe Albin Kurti mendojnë se ajo është një kamardare, sa herë u krijohen probleme të natyrshme të besimit në vendet respektive. Por ndërsa kryeministrat e Shqipërisë e Kosovës u duhet respektivisht për staturat politike, Berisha po e përdor për të hapur një udhë tjetër në disgresionin që bën në publik dhe…që Brukseli, kur e merr seriozisht, të bën të kthehesh më bishtin …në shalë. Ndaj lufta e opozitës sot, është lufta sesi do të zhbëjë modelin e “Arturo Ui-së” dhe jo nacionalizmi kallp dhe improvizimet patetike.   (Javanews)

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Për ata që duan fakte pse Berisha është “non grata”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

June 29, 2026
Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

Përmbysje me gol në shtesë ndaj Japonisë, Brazili merr kualifikimin dramatik

June 29, 2026
VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

VIDEO/ Pamjet nga ajri, ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 29, 2026
Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

Studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit te ‘Politekniku’

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In