• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

PD-ja duhet të kalojë Rubikonin 8 Janar

by Ben Andoni
04/01/2026 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kur më shumë se kaq, në pak vitet e fundit, nuk ka pasur shpresë nga PD-ja dhe aktorët e ndryshëm opozitarë për rikthimin e mundësisë për pushtet. Tashmë kanë nisur të mendohen, vetëofrohen (eterit diplomatik), propozohen dhe njerëzit e ri në postin e lakmuar të kryeministrit. I duhet njohur një meritë e jashtëzakonshme Ramës dhe që do jetë e vështirë të arrihet nga pasardhësit në ulësen e tij: Rritja e krediteve dhe lakmive të këtij posti. Ku mund të kesh në dorë gjithçka, të nënshtrosh institucionet, të ndjesh fuqinë e një pushteti të paarritshëm për zgjedhësit dhe, të udhëtosh, takosh e flasësh me personalitete të të gjitha fushave, dëshirë qoftë dhe e vockël që çdo intelektual ta mbante mend për të gjithë jetën.

Dhe, nëse gjërat projektohen ashtu si e mendon PD-ja, në fakt ata shpesh e referojnë fundin e Ramës te pragu imagjinar kohor, por ai del më i fortë dhe e zgjat dhe e shton më shumë pushtetin, vendi i Ramës do ‘lirohet’ për një nga mëtonjësit e shumtë. Tashmë ish-kryeministri Berisha pothuaj e shikon si ta ketë nga dritarja, postin kryeministror që mund të projektohet si një cak që do e përcillte në një lavdi personale të paimagjinueshme liderin historik demokrat. Megjithatë në këtë amulli sociale, korrupsioni të pafund, shpërdorim të pasurive publike, arrogancë e hajni të shumë personaliteteve të administratës, duket se tek PD-ja është një prag që duhet kaluar. Ai është i lidhur me 8 Janarin, datën famëkeqe të vitit 2022 që e shkërmoqi historinë e kësaj force politike dhe ku sot personazhet e dy kampeve që iu kundërvunë njëra-tjetrës, presin njësoj pushtet. Megjithatë të kthyer në invers. Një figurë skajore si Salianji, por që atë ditë mbahet mend për një mjet në dorë dhe krenarimin ndaj kolegëve të cilët donin të shkallmonin dyert e PD-së dhe që përfaqësonin grupimin e atëhershëm pa tagër zyrtar “Foltore”, është kthyer në personazh të ndryshimit të opozitës. Këta të fundit, nën drejtimin e Berishës (që sot jep njëherë në ditë konferencë shtypi në prani të gjithë medias kryesore vendase), duke përdorur për orë të tëra ofendimet, gurët, levat e hekurit, shkallët dhe shkopinjtë u vunë në punë për të hapur dyert, blinduar nga delfini i tij Lulzim Basha, (tashmë humbur në periferi të historisë sonë politike) ndërkohë që në disa momente u kryen edhe përleshje fizike mes dy palëve. T’i harrojmë ato verbale. Kjo luftë civile brenda PD-së u mbyll me dashamirësinë e nevojshëm të policisë dhe gazin lotsjellës, kurse mbrojtësit kundër Berishës janë kthyer tashmë në mbështetësit më të mëdhenj patetikë të tij. Por, “8 Janari”, që pak muaj më vonë do të zgjidhej “normalisht” nga shteti e futi nga dera Berishën dhe të gjithë turmën kaotike të PD-së, por u la një cak të paarritshëm që sot e kësaj dite parashihet si Rubikoni i tyre. Për të kaluar atë, njerëzit e PD-së nuk u duhet ajo që bënë kohortat e Jul Cezarit në vitin 49 p.e. sonë por një gjë fare e thjeshtë. Të paktën të silleshin me partinë e tyre, jo ashtu si është sjellë Berisha dhe aleati i tij në “demokraci” Edi Rama por të bënin zgjedhje në interes të forcës së tyre dhe kthimit të normalitetit demokratik në formacionin e tyre politik. Kalimi me forcë që bëri Cezari e ktheu në diktator të përjetshëm, kurse tek ne kjo politikë po rezulton gati një autokraci e lodhur. Ja pse PD-së i duhet të kalojë lumin e saj Rubikon, që është në mentalitetin e tyre, i cili duket se nuk ndryshon dot aq lehtë, të paktën pas 8 Janarit 2022. (Javanews)

 

Next Post
La fëmijët dhe iku me të dashurin: Merrej me drogë, donte të më fuste në bordello

La fëmijët dhe iku me të dashurin: Merrej me drogë, donte të më fuste në bordello

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

Raundi i ri negociatash në Uashington: OKB dhe SHBA diskutojnë autonominë e Saharasë

February 26, 2026
Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Bie kurba e gripit/ ISHP: Piku ishte në janar, humbi jetën një i sëmurë kronik

February 26, 2026
AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

AKU ulet në tryezë me prodhuesit dhe importuesit për cilësinë e bukës dhe miellit, Gjylameti: Siguria ushqimore mbetet prioritet

February 26, 2026
“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

“Jam e tmerruar nga ato që kam mësuar për ta”/ Dëshmia e Hillary Clinton për dosjen ‘Epstein’ para Kongresit Amerikan: Të pyetet edhe Trump

February 26, 2026
Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

Ndodh për herë të parë, Melania Trump do drejtojë një seancë në Kombet e Bashkuara

February 26, 2026
Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

Zbulohet dëshmia e Kryemadhit brenda SPAK: Kur unë dashuroja Ilir Metën dhe protestoja për Fatos Nanon, ju pretendoni…

February 26, 2026
Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte fshehur kokainë te matësi i energjisë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

February 26, 2026
“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

“Berisha po konsumon kohën e tjetrit”, Dashamir Shehi: Ka djegur dhjetëra gjenerata brenda PD-së

February 26, 2026
Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In