• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD i rikthehet kërcënimeve me bojkot të zgjedhjeve, tani e ka fjalën për ato lokale

by Java News
02/05/2018 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Një ditë pasi Partia Socialiste deklaroi se Vangjush Dako mund të rikandidojë për herë të katërt në krye të bashkisë së Durrësit ka reaguar dega e PD-së së qytetit bregdetar. I sapo zgjedhur në krye të opozitës Ferdinad Xhaferri i cili në 2011 humbi betejën e drejtpërdrejtë për Bashkinë e Durrësit Vangjush Dako kur PD ishte ne pushtet, la të hapur mundësinë e bojkotimit të zgjedhjeve vendore të 2019.

 

“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave. Ne do të mbajmë zgjedhje lokale vetëm nëse do të garantojmë barazi politike të partive politike me votuesit, barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është çudi që opozita të dalë nga sistemi”, tha Xhaferraj.

Kreu i PD-së në Durrës i kërkoi Bashës, të zgjidhë një herë e përfundimisht çështjen e blerjes së votës, duke deklaruar se në të kundërt PD e Durrësit del jashtë sistemi nuk merr pjesë në zgjedhje.

“Në politikë kam fituar katër herë e kam humbur një herë. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%. Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%?”, tha Xhaferraj.

“Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe tek Arvi nuk do ti përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve. Kjo është një cështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”.

Ferdiand Xhaferri ka fituar katër herë mandatin e deputetit në siglën e PD në Durrës por në zgjedhjet lokale të 2011 ndërpreu mandatin e deputetit e të ministrit të Kulturës në qeverinë “Berisha 2”,  e kandidoi përballë kreut aktual të bashkisë Vangjush Dako. Xhaferri e humbi garën me 3 mijë vota diferencë me Dakon i cili mori mandatin e dytë.

ma.me

Next Post
Prenë hekurat e dritares, dështon plani i tre të burgosurve në Fushë Krujë

Prenë hekurat e dritares, dështon plani i tre të burgosurve në Fushë Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In