• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD hiqej si partizane e Vettingut por ja si reagon për shkarkimin e Fatos Lulos…

by A R
24/03/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit të gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo i cili nuk kaloi dot Vettingun.

Edhe pse PD ka kërkuar Vetting në drejtësi, tashmë që efektet kanë nisur po ndryshon mendje.

Për deputetin e PD Oerd Bylykbashi, vendimi i djeshëm ishte Vetting i Edi Ramës. Ai shton se gjykatat janë nën presionin e tij.

Deputeti demokrat shprehet se dje ju dha goditja e fundit gjykatave, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese pushoi së ekzistuari de facto, falë Vettingut të Ramës.

“Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!” thotë Bylykbashi.

Postimi i plotë:
Edi Rama sipas Kissinger‎: “Qellimi i ndarjes dhe balancimit te pushteteve […] ishte te evitonte despotizmin, jo te siguronte qeverisje harmonike; ‎secila dege e pushtetit, ne ndjekje te inteesave te saj, do te kufizonte teprimet [e pushteteve te tjera]” thote Kissinger. Kryeministri e ka kthyer Parlamentin ne nje vule te njome te Qeverise. Vulos cfare i sjell qeveria. Pra ka rene si pushtet qe kontrollon teprimet e qeverise. Tashme sistem gjyqesor nuk ka me. Gjykata e Larte ka vetem 8 antare‎, me pak se gjysma e antareve. Gjykatat e niveleve me poshte jane nen presionin e Vetingut te Rames.

Goditja e fundit u be dje. Gjykata Kushtetuese dje pushoi de facto se ekzistuari, fale Vetingut te Rames. Nuk dihet per sa kohe. Ka vetem 4 antare me mandat te rregullt nga 9 qe eshte totali. ‎Cdo shtetas qe kerkon te gjeje te drejten e tij kushtetuese nuk mundet me. Madje eshte e kote te trokase ne dyert e Gjykates Kushtetuese. Aty nuk pergjigjet me askush!

Nderkohe, Kryeministri qeveris me VKM. Sapo ka nxjerre nje vendim qe pezullon regjistrimin e titujve. Te pronesise ne ZRPP. Kjo eshte antikushtetuese pervecse e paligjeshme. Nje e drejte e dhene me ligj nuk pezullohet dot nga nje vendim qeverie. Gjykata e Larte ne 2010 eshte shprehur me vendim unifikues se titulli i pronesise eshte i vlefshem edhe kur eshte i paregjistruar por nuk behet dot transaksion. Pra me VKM cenohet edhe e drejta e disponimit te prones se ligjeshme qe rregullohet nga Kodi Civil, nje ligj qe rri shume me lart se VKM.

Dhe e gjithe kjo po behet per te krijuar fondin e tokes ne bregdet qe qeveria po ua merr pronareve, sidomos atyre qe presin me vite qe t’u njihet prona‎, e t’ua jape oligarkeve per te bere hotele duke ia dhene truallin me cmim te lire shteteror, sepse oligarket nuk duan t’i paguajne cmimin e tregut pronareve.

Po ku ta kerkosh te drejten perballe Qeverise? Gjykatat kane rene si pushtet qe kontrollon teprimet e Qeverise. Parlamenti eshte kukull. Ka vetem veting. Vetingu eshte bere si Fronti Demokratik, dhe gjyqet e vetingut duken si gjyqet publike komuniste te 1945 te kinema 17 Nentori. Se mos guxon njeri dhe e kundershton ideologjine e re, Vetingun, se shpallet armik! Por gjykatat e vetingut nuk zgjidhin padrejtesite me pronat, tatimet, doganat apo policine, as jane Gjykate Kushtetuese. Dhe mos harroni: asnje nga gjyqtaret e Vetingut nuk e ka kaluar vetingun vete!

‎Kissinger paralajmeron se nese bie ndarja e pushteteve, perfundojme ne despotizem. Sipas Kissinger, ne sot e kemi despotin: Edi Rama Kryeminister qe qeveris ne harmoni me veten e tij. Dhe shqiptaret jetojne te lumtur per harmonine e Kryeministrit. Mos u merzitni, te gjitheve do t’ju vije radha te provoni despotizmin harmonik te Rames!

/a.m.

Next Post
Hamilton niset i pari në Suzuka, Vettel i dyti

Hamilton "pol position" me rekord, ndjekin dy makinat Ferrari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

August 23, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit/ Dëshmia e turkes që u kap për përkrahje të autorit: S’kisha dijeni që Sokrat Vata ishte në makinë

August 23, 2026
Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

Irani sfidon Trumpin për sanksionet e reja: Do të dështojnë!

August 23, 2026
Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

Franca dhe Gjermania forcojnë mbështetjen për Ukrainën! Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

August 23, 2026
VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

VIDEO/ 5 orë në pritje jashtë rezidencës në Pogradec, i moshuari: Dua ta përqafoj njëherë Ramën!

August 23, 2026
Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

Takimi i socialistëve në Pogradec, zbardhen porositë e Ramës për lokalet 2027: Dua emra të pastër

August 23, 2026
Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

August 23, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nuk është thjesht çështje protokolli

August 23, 2026
Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

Kriza thellohet për Zelenskin, ish-ministri i Mbrojtjes e sfidon hapur: Hajde përballemi!

August 23, 2026
5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com