• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD e përçarë drejt zgjedhjeve?/ Bashkimi i dy grupimeve duket i vështirë

by Java News
28/08/2022 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

8 muaj para zgjedhjeve lokale partia më e madhe e opozitës, partia demokratike mbetet e përçarë. Vetëm 17 deputetë i janë bashkuar kryetarit të PD Sali Berisha; ndërkohë që 35 të tjerë  janë kundër Berishës ose ende nuk kanë vendosur t’i bashkohen atij.

Por kur beteja për bashkitë po afrohet për deputetët Lefter Gështenja dhe Dhurata Çupi, të cilët nuk  janë në krah të Berishës, bashkimi i PD është e vetmja mundësi për të fituar përballë liderit të mazhorancës Edi Rama.

LEFTER GESHTENJA

DEPUTET, PD

“E vetmja rrugë për të larguar edi ramën është bashkimi. Nuk e ka luksin sot as pd por as opozita të dalë me dy apo tre kandidatë në zgjedhjet vendore. Ne duhet në mënyrë detyruese të jemi më një kandidat përballë edi ramës që të jemi fitues.”

DHURATA ÇUPI

DEPUTETE, PD

“PD duhet të bashkohet. Të gjithë duhet të shohim interesin madhor të pd, nuk duhet të shohim interesat personale. Është emergjente. Pd duhet të bashkohet për tu dhënë demokratëve sa më shumë bashki të fituara nga demokratët.”

Por mes 35 deputetëve idetë se si PD duhet të bashkohet janë të ndryshme. Për Lefter Gështenjën problemi kryesor për bashkimin janë proceset zgjedhore në të gjithë strukturën e PD, të cilat sipas tij kanë qenë të njëanshme e duhet të ribëhen.

LEFTER GESHTENJA

“Unë që në fillim të herës personalisht  kam thënë që ky është një process I njëanshëm. Ne nuk duhet të vazhdojmë në këtë formë, sepse janë forma që përcajnë më shumë partinë. Ne duhet të gjejmë gjuhën sepse ne nuk jemi armiq, ne mund të këmi mendim të ndryshme por jemi anëtarë të PD të gjitha palët. Ne nuk mund të ecim me procese të njëanshme.”

Ndërsa për Dhurata Çupin shpallja “non grata” e Berishës nga ShBA është problemi kryesor që çau PD.

DHURATA ÇUPI

 

“Ne na ka ndarë non grata. Ne duhet të bashkohemi për të mirën e demokratëve dhe të lemë interesat personale. Më pas duhet ta ulen faktorët kryesorë të kësaj ndarje dhe të gjejnë një pikë bashkimi.”

Por edhe pse të gjithë deputetët e partisë demokratike flasin për bashkim, çarja mes tyre duket e thellë. Sot shumica e partisë demokratike e ka zgjedhur Berishën kryetar, një pjesë e PD nuk e pranon si te tillë, 17 deputetë njohin kryetar të grupit Luçiano Boçin, pjesa tjetër Enkelejd Alibeajn. E përtej betejës politike, është edhe beteja gjyqësore, e cila zgjat prej 9 muajsh dhe ende nuk ka një vendim të Apelit nëse  sigla e PD i takon Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt.

g.kosovari

Next Post
“Atmosfera në PD është dramatike”, Kulluri: Zgjedhjet e Berishës si ato të Bashës më 13 qershor

Kulluri ironizon opozitën për Skavicën: Mu kujtua sesi PD kërkonte ndalimin e ndërtimit të HEC-it të Banjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In