Duke komentuar situatën e grupimeve brenda PD, deputetja e PD Jorida Tabaku në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri u shpreh që nuk është pjesë e asnjë grupimi, por është anëtare e PD.
“Unë ndoshta nga shumë të tjerë, e kam përjetuar në një mënyrë shumë emocionale ndarjen brenda PD, jam që fëmijë në PD, sigurisht që nuk më erdhi mirë, dhe shpresoj të jetë një mesazh për të gjithë, që nuk jemi në ditën më të mirë.
Shpresoj që të shërbejë si një sinjal për të përmirësuar gjërat në PD, nuk e japim dot këtë frymë dhe këtë standart. Janë në dy shtëpi”, u shpreh Tabaku.
Për deputeten e PD Jorida Tabaku ‘PD duhet të jetë jo vetëm bashkë, por më shumë se bashkë, vetëm kështu do të ishte një forcë fituese’./m.j