• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

by Ylli Manjani
01/08/2026 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Të thuash se harta e re e bashkive që propozon PS “nuk vlen”, është shumë pak për një parti si PD, e cila ka qeverisur këtë vend dhe ka qenë vetë autore e reformave të rëndësishme administrative. Kritika, sado e fortë qoftë, nuk mund të zëvendësojë alternativën.

Kam frikë se, edhe në këtë rast, PD nuk po arrin të dalë nga sindroma e “lulifikimit”. Pikërisht në momentin kur duhet të hyjë në proces me një projekt të vetin, të paraqesë vizion dhe të përballet me argumente, zgjedh të tërhiqet dhe ta braktisë debatin.

Harta që propozon PS mund të jetë e kritikueshme. Madje ka plot arsye për ta kundërshtuar. Por kritika, pa një model alternativ, mbetet e cunguar. Vetëm kur ekzistojnë dy vizione të ndryshme, qytetarët mund të gjykojnë se cili është më i drejtë dhe më funksional.

Në fund të fundit, një reformë territoriale nuk është thjesht çështje kufijsh në hartë. Ajo është një reformë administrative. Prandaj debati duhet të fillojë nga pyetjet thelbësore: çfarë funksionesh janë hequr apo shtuar nga bashkitë? Kush ti mbulojë ato që janë hequr dhe, si do financohen ato që janë shtuar? A ka më shumë apo më
pak autonomi financiare? A do e përmirson apo përkeqëson organizimi i ri shërbimet publike në territor? E lehtëson apo vështirson kjo reformë bashkinë e re të përthithë investime?!

Vetëm pasi t’u kemi dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, ka kuptim të diskutojmë edhe efektet elektorale të ndarjes së re. Natyrisht, gerrymandering-u territorial është një nga fenomenet më të debatuara në demokracitë moderne dhe askush nuk mund ta shpërfillë këtë dimension. Por ai nuk është i vetmi dhe as më i rëndësishmi. Aq më tepër kur as PS dhe as PD nuk po flasin për një reformë të qarqeve, e cila do të kishte ndikim shumë më të drejtpërdrejtë mbi sistemin zgjedhor dhe përfaqësimin politik.

Argumentet për një debat serioz janë të shumta.

A mund të jetë kriter ndarje territoriale numri i banorëve, nuk kushtet kur kemi bashki me edhe 2000 edhe me 600 000 banorë? A mund të mbetet e pandryshuar harta territoriale kur popullsia është zhvendosur masivisht nga njëra zonë në tjetrën? A do të ishte e arsyeshme një rindarje e Bashkisë së Tiranës, për t’u dhënë banorëve të periferive një përfaqësim politik më të afërt dhe më efektiv? A duhet të kenë bashkitë më shumë apo më pak kompetenca? Cili është raporti i drejtë ndërmjet pushtetit vendor dhe qeverisë qendrore?

Këto pyetje marrin kuptim vetëm nëse përballë ekzistojnë alternativa të qarta. Të thuash se “kështu e do Edi Rama” nuk është më argument politik; është një slogan që nuk i ndihmon qytetarët të kuptojnë se cili është modeli tjetër. Ne duhet të dimë si e mendon PD organizimin territorial të Shqipërisë, që të kuptojmë pse modeli i propozuar nga PS është, sipas saj, i gabuar.

Dhe së fundi, por jo për nga rëndësia, mbetet një çështje standardesh demokratike. Komisioni i Venecias ka rekomanduar vazhdimisht që reforma territoriale dhe administrative të përfundojnë të paktën një vit përpara zgjedhjeve, në mënyrë që të shmanget çdo arsye për përdorim politik.

Edhe sikur reforma të miratohej sot, tetë muajt e mbetur deri në zgjedhje, do të imponojnë një zbatim të sforcuar të saj, që mund të jetë shkak për ankesa, kontestime dhe ndotje të tjera politike të proçesit zgjedhor.

Prandaj, në vend të një debati me etiketime, kemi nevojë për një debat me harta mbi tavolinë. PS e ka paraqitur të sajën. Tani është radha e PD-së të paraqesë alternativën e vet. Vetëm atëherë do kemi mundësinë reale të zgjedhim jo mes një harte dhe një refuzimi, por mes dy vizioneve të ndryshme për organizimin e shtetit.

Next Post
Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

Nga festa në bord te përballja me policinë, anija turistike në Vlorë gjobitet me 400 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

November 3, 2026
Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In