• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD duhet të hetojë çfarë i ka bërë vetes në këto zgjedhje

by Mero Baze
24/05/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani kemi pretendime krejt të ndryshme se çfarë i kanë bërë kundërshtarët PD.

Sali Berisha pretendon se kundërshtarët kanë përdorur “kriminelë” për t’i marrë PD 28 mandate. Aq mandate në fakt i mungojnë të arrijë tek objektivi i Edi Ramës. E thotë këtë njeriu që ka kandiduar në listën e Elbasanit, njërin e fisit Çapja, të cilët donin garanci per vete që të punonin për PD, dhe që në listën e Durrësit kandidati i tij, pjesë e bandave të Durrësit, mposhti gjithë PD në listën e hapur me votat e banditëve, me të cilët për pak është vrarë në makinën e tyre. Dhe këto të këtij janë me fakte dhe të provueshëm si nga gjeografia e votave ashtu edhe nga sasia.

Si për ta zhbërë këtë kërkesën e Berishës, Belind Këlliçi kërkon në Tiranë të rrëzojë ose Agron Shehajn nga mandati i 2-të, ose Jorida Tabakun nga epërsia me Alimehmetin, duke kërkuar rinumërim të votave në Tiranë. Pra ky ndryshe nga Berisha mendon që zgjedhjet kanë qenë në rregull, por janë vjedhur në numërim.

Dhe nga një rinumërim në Tiranë, pretendimet teorike janë, ose PD të marrë mandatin e 14, duke ia marrë Agron Shehajt, ose të bjerë Tabaku e të ngrihet Alimehmeti, çka nuk ka asnjë shans teorik. Më shumë shanse Alimehmeti ka të hyjë në vend të Mediut nëse shkon në burg apo Berishës se në vend të Tabakut.

Por cilido qoftë pritshmëria nga një kërkesë për rinumërim, duket se shqetësim paska qenë rinumërimi dhe jo “kriminelët”.

Nga ana tjetër PD e Kukësit kërkon pavlefshmëri të procesit, në qarkun ku ka fituar dhe ku historikisht ka pasur po këtë rezultat. Nuk e di ç’mund të fitojë nga pavlefshmëria, por e sigurt është që 3 me zero nuk del dot. Vetëm nëse humbet dhe mandatin e dytë.

Po ashtu pretendimi qesharak për trenin bullgar, tregon se ose nuk e dinë si funksionon ajo skemë (dhe nëse nuk e dinë duhet të pyesin ata të ish-LSI), ose të gjejnë një shkak për të justifikuar humbjen e thellë në Elbasan.

Pra në gjithë këtë kakofoninë e PD për të gjetur arsye për mosnjohjen e zgjedhjeve, kemi pretendime të ndryshme si fizikisht dhe politikisht për atë çfarë i kanë bërë PD në zgjedhje të tjerët.

Por ky është një stërmundim i madh. Më lehtë kuptohet rezultati nëse PD do fillonte të mendohej se çfarë i ka bërë vetes në këto zgjedhje, duke pasur në krye të fushatës një 81-vjeçar “non grata” nga dy shtete më të mëdha të Perëndimit, i pandehur në një proces penal për korrupsion dhe nën hetim për një proces tjetër për vrasje politike. Më tej duhet të reflektojë se çfarë i ka bërë vetes me listat e mbyllura ku janë burgosur gjithë besnikët e Sali Berishës pikërisht për të mos u ndjerë i rrezikuar pas 12 Majit dhe duke e bërë të pavlefshme garën në listën e hapur.

Dhe në fund duhet të pranojë se si ua mbushi mendjen gjithë shqiptarëve se e gjithë beteja e tyre më 11 Maj ishte që të mbronin Sali Berishën, duke shpenzuar miliona në emër të PD për imazhin e tij në SHBA dhe hallet e tij personale, në një kohë kur u shisnin moral shqiptarëve për ndershmërinë e tij.

Tani unë nuk përjashtoj mundësinë që të qenurit në pushtet të jep disa avantazhe në fushatë, as nuk përjashtoj mundësinë që ndonjë kandidat i PS, s’ka lënë gjë pa bërë për t’u dukur “kampion”, por kjo nuk ka lidhje me PD, por me PS. Vetë PD nuk ka lënë gjë pa bërë që të humbasë thellë, bindshëm dhe të duket një repart ushtarak në mbrojtje të Sali Berishës, ç’ka nuk është hall i popullit shqiptar.

Nëse shikojnë çfarë i kanë bërë vetes, ajo që u kanë bërë kundërshtarët do t’u duket shumë më e lehtë dhe e mëshirshme. E vetmja gjë e poshtër e kundërshtarëve ndaj tyre është që mbajnë në këmbë Sali Berishën, që ta kenë më të lehtë fitoren. Por as kjo, mjerisht, nuk e shqetëson PD.

Next Post
Vrasja në Greqi/ Avokati i Mikel Selimajt: Arma ishte e Altin Arapajt, shkrepi në zënkë e sipër

Vrasja në Greqi/ Avokati i Mikel Selimajt: Arma ishte e Altin Arapajt, shkrepi në zënkë e sipër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, ‘firmosi’ numërimin elektronik

PD shpalli ‘tradhtarë’ numëruesit e vet, ‘firmosi’ numërimin elektronik

June 13, 2025
Vjedhje votash brenda PD?/ Sula: Provat janë në kuti. Në Durrës mund të ketë rinumërim, ka tjetërsime mes kandidatëve

Sula: Devijimi i votës së kandidatëve me urdhër nga lart! PD rrezikon të kthehet në shtojcë

June 13, 2025
Netanjahu: OKB të largohet nga jugu i Libanit

Netanyahu: I takon Trump që të vendosë tani se si do të veprohet

June 13, 2025
Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët

June 13, 2025
Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

Veliaj prezanton projektin e ri: Kampusi Universitar në Qytetin Studenti, një tjetër hap drejt transformimit të arsimit

June 13, 2025
“Qëllimi i sulmit, eliminimi i bazave të Iranit”/ Softa: Izraeli vrau kupolën drejtuese të ushtrisë së Teheranit

“Qëllimi i sulmit, eliminimi i bazave të Iranit”/ Softa: Izraeli vrau kupolën drejtuese të ushtrisë së Teheranit

June 13, 2025
Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, shënjestron objektin bërthamor të Fordow! Shpërthime në Teheran

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit, shënjestron objektin bërthamor të Fordow! Shpërthime në Teheran

June 13, 2025
OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim nga qeveria ndaj vëzhguesve tanë

OSBE-ODIHR përgënjeshtron Berishën: Asnjë kërcënim nga qeveria ndaj vëzhguesve tanë

June 13, 2025
Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

Sulmi ndaj Iranit, SHBA zhvendos anijet drejt Lindjes së Mesme

June 13, 2025
Andoni: Samitet në Tiranë i shërbejnë Shqipërisë, në Beograd nuk ka pasur të tilla

Izraeli sulmon Iranin, Andoni: OKB ka dalë jashtë loje, Tel Avivi mund ta kishte kursyer!

June 13, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com