• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD do të humbë zgjedhjet lokale”/ Vangjeli e zbulon: Berisha do të ketë një tjetër formulë

by Java News
02/06/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për analistin Lorenc Vangjeli, kryeministri Edi Rama ka luajtur politikisht korrekt për zgjedhjen e presidentit të ri. I ftuar në studion e ABC Live, Vangjeli tha se më shumë se presidenti, Ramës i intereson procesi. Analisti thotë se kryeministri shpreson për një president me 84 vota.

“Rama ka luajtur politikisht korrekt edhe nga pikëpamja kushtetuese ka qenë korrekte. Tentativa e tj për një president me 84 vota është në frymën e kushtetutës. Në këtë kohë paragjykimesh dhe për një sërë arsyesh të tjera ë ngjan se opozita edhe njëherë dëshmoi se mikrobi i vjetër bojkoti nuk është shpëputur ende prej trupit të saj.

Këtë javë kanë lëvizur gjërat në një drejtim tjetër. Ka pasur emra që më shumë nga mundësia janë artikuluar nga dëshira. Vetë Rama nuk është i bindur në atë që çfarë do të japë. Por duke tentuar të gjykojë kam përshtypjen se më shumë se emri i ri i presidentit i intereson procesi. Shpreson që të ketë një president minimalisht me 84 vota. Do të vinë nga grupe të tjera, jo nga Rithemelimi. Besoj se deputetët e grupeve të tjera nëse kandidatura do të jetë e përshtatshme besoj se te fshehtësia e votës mund të gjejnë edhe firmën e tyre”, tha Vangjeli.

Duke komentuar më tej situatën në selinë blu, analisti shprehet të gjitha gjasat janë që PD të humbë sërish zgjedhjet e ardhshme lokale. Për të shmangur votëbesimin në Këshillin Kombëtar, që Vangjeli e quan se do të jetë poshtëruese për Berishën, ai thotë se ish-kryeministri do të zgjedhë një formulë tjetër.

“Shumë shpejt kemi zgjedhje lokale dhe siç duket opozita do t’i humbasë dhe zoti Berisha do t’i duhet ti nënshtrohet votëbesimit në Këshillin Kombëtar që do të ishte vota më poshtëruese për të. Besoj se do të ketë një tjetër formulë. Të jesh duke mos qenë. Ai do të vazhdojë të jetë atje. Ka pasur një formulë të tillë PS kur kishin kryetarin në burg. Besoj se edhe PD do të shkojë drejt kësaj formule. Përfshi edhe këtu Ilir Metën, ndryshojnë edhe ekuilibrat. Çdo veprim përtej kësaj lëvizje ka një përgjigje PD do të vazhdojë të jetë në opozitë. Herën e katërt nuk të bën më përshtypje”, tha ai.

Analisti thekson se grupi i Enkelejd Alibeaj është më i fortë  në Parlament, por i shkëputur nga baza. Sa i takon vendimit të Apelit, analisti thotë se mjetet juridike nuk mund të ndryshojnë fatet politike.

“Grupimi i Alibeajt është i fortë në parlament, por i shkëputur nga baza. Vendimi i Apelit nuk ka ndonjnë rëndësi të madhe. Mjetet juridike nuk mund të ndryshojnë fatet politike. Atë që është marrë me votë nuk mund ta japë një gjyqtare. Ja u rrua ajo. ndërkohë që zoti Berisha është rikthyer si luan, një pjesë e madhe atij grupi i luten perëndisë që gjithçka të jetë ëndërr”, pohoi analisti.

g.kosovari

Next Post
“Duan të na bëjnë shkrumb e hi”/ Zelensky: Veprimet ruse në Donbas, gjenocid ndaj popullit ukrainas

Zelensky i bën thirrje Hungarisë t’i bashkohet embargos së naftës/ Rusia kontrollon një pjesë të madhe të qyteteve në rajonin e Donbasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In