• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD denoncon: Qeveria tenderon 7 milionë euro në një ditë! Paratë duhet të shkojnë për koronavirusin

by Java News
28/03/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD ka denoncuar qeverinë se tenderon 7 milionë euro në një ditë dhe bën thirrje që të anulohet procedura me qëllim përballimin e krizës së koronavirusit.

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj tha se dje janë hapur 4 tendera për projekte që nuk janë prioritet për momentin.

Ish deputeti thotë se shpenzime të tilla janë të padobishme në një kohë kur njerëzit kanë nevojë për shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë dhe pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura.

Deklarata e plotë

Edi Rama tjetër thotë dhe tjetër bën. Flet për luftë kundër koronavirusit, por në vend të financimit të luftës, çon miliona euro tek kompanitë e ndërtimit.

Dje janë hapur 4 tendera me vlerë 7 milionë euro për projekte që tani nuk janë prioritet.

4 tendera që nuk kanë lidhje as me shëndetësinë, as me ndihmën sociale dhe të papunët, as me ndihmën për bizneset e mbyllura.

Qeveria ka planifikuar që 7 milionë euro të shkojnë për rikualifikime urbane në vend që të shkojnë për të ruajtur mijëra vende pune nga mbyllja e detyruar e bizneseve.

Vendi tani nuk ka nevojë për shpenzime të padobishme! Me zgjerimin e hartës së pandemisë në Shqipëri, me rritjen e numrit të të prekurve nga COVID 19 dhe me rritjen e numrit të viktimave, qeveria duhet të kish hequr dorë nga vendimet që pasurojnë një grusht njerëzish në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Shqipëria nuk e ka luksin të paguajë 7 milionë euro me një dorë, për të hedhur beton nëpër qytete.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të anullojë menjëherë procedurat për tenderimin e këtyre 7 milionë eurove dhe të çdo projekti tjetër, që nuk bën pjesë në 3 prioritetet e shqiptarëve: shëndetësinë, ndihmën për familjet në nevojë, pagesat për punonjësit e biznesve të mbyllura.

7 milionë euro të tenderuara në një ditë për beton mund të shkojnë në një drejtim shumë të vlefshëm. T’i përdorë për shëndetësinë, për dezinfektimin e qyteteve, të rrugëve dhe banesave të shqiptarëve. Të financojë qindra mijëra njerëz në kufij të mbijetesës. Të garantojë se konsumi, bizneset dhe punësimi nuk do të shemben përtokë nga kriza.

Këto dhe jo betoni korruptiv janë shërbimi më i mirë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

g.kosovari

Next Post
SHBA e para në botë për numrin e të infektuarëve nga koronavirusi/ Në New York po vdes një person çdo 17 minuta

SHBA e para në botë për numrin e të infektuarëve nga koronavirusi/ Në New York po vdes një person çdo 17 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

“Forcim i partneritetit strategjik me SHBA”- Ambasadori i ri amerikan i dorëzoi Letrat Kredenciale, Begaj pas takimit kokë më kokë me Wendt: Thellim i marrëdhënieve!

September 26, 2026
Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

Dua Lipa surprizon në Pejë, merr pjesë në një dasmë familjare!

September 26, 2026
Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

Nations Leagues/ Kosova bëhet gati për sfidën ndaj Austrisë!

September 26, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

September 26, 2026
EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

EMRAT/ 10 ambasadorët e SHBA-ve në Tiranë që prej vitit 1991, nga Ryerson te Yuri Kim!

September 26, 2026
EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

EMRAT/ Zbardhet plagosja në Tiranë, në kërkim autori! Policia: Në pranga ndihmësi, 2 të tjerë nën akuzë! Arrestohet dhe i dëmtuari, e kërkonte Kosova

September 26, 2026
“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

“Mbyllim kapitujt brenda vitit 2027”- ZV/ministrja Fino: Sfida më e madhe “Themelorët” dhe siguria ushqimore!

September 26, 2026
Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

Panik për ish-futbollistin e Juventusit, operohet me urgjencë në mushkëri dhe mbahet në terapi intensive!

September 26, 2026
“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

“Të palëkundur për të punuar me partnerët”- Hoxha nënshkruan Konventën e OKB kundër Krimit Kibernetik: Siguria, pjesë e agjendës kombëtare të Shqipërisë

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre dhe 3 shqiptarë! Dy pistat e dyshuara të policisë greke

Shpërthimi i fuqishëm në Athinë ku humbën jetën edhe 3 shqiptarë, nxirren trupat e 6 viktimave nga rrënojat

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com