• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD denoncon kryebashkiakun e Tropojës, Rexhë Byberi: Theu masën e arrestit shtëpiak, shkoi në zyrë

by A M
10/12/2024 22:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike denoncoi sot kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, nën hetim nga SPAK për akuzën ‘shpërdorim detyre’, se ka shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ të dhënë nga GJKKO dhe që është ende në fuqi.

Pretendimi i PD u deklarua sot (10 Dhjetor), në një konferencë për shtyp nga zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli.

Selia blu pretendon se i akuzuari për tre vepra penale, kryebashkiaku socialist Byberi, edhe pse prej muajit Shtator në arrest shtëpie për shpërdorim të 2,8 mln euro, “më 6 Dhjetor është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e Bashkisë”.

PD thekson se shkuarja e Byberit në zyrë lidhej me faktin se më 6 Dhjetor bëheshin 3 muaj pa u paraqitur në zyrë dhe “sipas ligjit për qeverisjen vendore duhet të shkarkohej”.

Gjithashtu shkelje nga demokratët konsiderohet edhe caktimi i kryetares së komanduar Zyra Ismalaj, ‘nga vetë Byberi’, teksa kompetenca i njihet Këshillit Bashkiak në mungesë të tij, pasi ndodhet nën arrest. PD akuzon edhe kryeministrin Rama, që mban në detyrë një kryebashkiak të akuzuar nga SPAk dhe nën arrest shtëpiak.

Byberi u la në “arrest shtëpie nga GJKKO më 9 Shtator, me kërkesë të SPAK.

Deklarata e plotë e Genta Vengjelit nga PD:

“Që nga data 9 shtator 2024, Rexhë Byberi është në arrest shtëpie për tri akuza: “Shpërdorim detyre”, “Prerje të paligjshme të pyjeve” dhe “Shkatërrim të pronës”, duke shkaktuar një dëm financiar prej 2.8 milion euro.

Por, edhe pse ndodhet nën masën e arrestit, më 6 dhjetor 2024, Byberi është paraqitur në zyrën e tij për të bërë takim me administratën e bashkisë, një fakt që është konfirmuar nga disa media.

Kjo shkelje e vendimit të gjykatës ka ndodhur pasi më 6.12.2024 ishin mbushur plot 3 muaj që ai ishte nën arrest shtëpie dhe nuk ishte paraqitur në detyrë si kryetar i bashkisë, gjë që përbën arsye të shkarkimit sipas Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 62, i cili thotë:

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë

Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur:

a) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve;

b) dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata;

c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë.

Edhe pse ai ka shkelur rëndë ligjin (pikat a dhe b) dhe është i dënuar me një vendim gjykate, ai u mbrojt nga kryeministri Rama. Megjithatë, pasi kaloi afati i 3 muajve, ai e shpërfilli arrestin shtëpiak dhe iu paraqit në detyrë në shkelje të vendimit të gjykatës.

A mjafton kjo shkelje nga Rexh Byberi për të shkarkuar atë nga detyra, apo duhen edhe shkelje të tjera?

Rexh Byberi ka abuzuar në mënyrë të konsiderueshme me tenderët, për të cilët ka denoncime dhe kallëzime penale në SPAK nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) dhe nga media. Po ju rendisim disa prej tyre:

Tenderi për pakot ushqimore – Një kallëzim penal i bërë në SPAK nga dega PD Tropojë në vitin 2020. Kallëzimi ka ardhur pas një investigimi nga Reporter.al.

Tenderi “Ndërtim e rikonstruksion urash në bashkinë Tropojë” – Kallëzim penal i bërë në shkurt të vitit 2024 për pagesa fiktive të kryera nga Rexh Byberi për kompaninë “Rroku Guest”. Ky është një rast në hetim, por nuk ka ende asnjë informacion nga SPAK. Investigimi i emisionit “Piranja” i Syri TV ka zbuluar se zv/kryetarja e bashkisë, nga 9 shtatori 2024 kryetare e detyrës, ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj kompanisë fituese “Rroku Guest”, për të përfituar një urë për motrën e saj, një shkelje e hapur e detyrës.

Abuzimi me tenderët dhe konflikt interesi – Rexh Byberi ka favorizuar familjarët e tij në tendera. Kompanitë e lidhura me kryetarin kanë përfituar fonde të shumta nga Bashkia e Tropojës. (Investigim nga inamedia.al)

Konflikt interesi në tenderin për rikonstruksionin e thertores Shudenicë dhe ndërtimin e tregut të bagëtive – Tenderi me vlerë 12,678,100 lekë u fitua nga kompania “Trajler shpk”, e drejtuar nga Anila Byberi, bashkëshortja e kushëririt të parë të Rexh Byberit. KLSH ka konstatuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit dhe parregullsi të mëdha. Megjithëse u investuan 120 milion lekë, thertorja dhe tregu i bagëtive në Tropojë nuk u bënë funksionale asnjëherë.

Tenderi për rikonstruksionin e rrugës ‘Bylbyl Breçani’, fshati Markaj – Ky tender, me një vlerë 54,502,005 lekë, u lidh me vlerën 50,910,205 lekë. Pjesëmarrës në procedurë ishin 6 operatorë ekonomikë, nga të cilët 5 u skualifikuan me arsye krejtësisht të paligjshme, vetëm për të favorizuar kompaninë “Vllaznimi sh.p.k”, që drejtohet nga djali i xhaxhait të Rexh Byberit. Kjo kompani ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tropojës për një vlerë prej 4.7 milionë euro.

Tenderi për rikonstruksionin e rrugës Blini i Grisë-Lekurtaj – Në mars 2022, “Vllaznimi” fitoi një tender për rikonstruksionin e rrugës, duke shkelur ligjin në të paktën 5 raste, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.

ILDKPKI ka nisur hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të Rexh Byberit. Hetimi përfshin pasuritë e tij dhe dyshimet për konflikt interesi.

Shkelje e mëtejshme e masës së arrestit shtëpiak – Më 9 shtator 2024, kur iu komunikua masa e arrestit shtëpiak, Rexh Byberi bëri shkeljen e radhës duke komanduar zv/kryetaren e bashkisë, znj. Zyra Islamaj, një veprim që është i paligjshëm, pasi vetëm Këshilli Bashkiak mund të bëjë komandimin e detyrës.

Edi Rama e mban ende në detyrë një kryebashkiak që është nën arrest shtëpiak, ka thyer arrestin shtëpiak, është nën hetim për procedura tenderimi dhe konflikt interesi, duke mbrojtur në shkelje të ligjit një shkelës të ligjit”./a.m.

Next Post
Vrau shokun dhe fshehu krimin, zbulohen emrat e viktimës dhe autorit! 33-vjeçari u hodh në kanalin e ujërave të zeza

Vrau shokun dhe fshehu krimin, zbulohen emrat e viktimës dhe autorit! 33-vjeçari u hodh në kanalin e ujërave të zeza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In