• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

by Ylli Manjani
27/09/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Nga nesër, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë nuk do të ketë më mundësinë të zhvillojë as seancat për vlerësimin e masave të sigurisë me palët në sallën e gjyqit. Pas një qëndrimi kokëfortë, pa sens juridik dhe pa logjikë institucionale nga drejtuesi i komanduar i kësaj gjykate, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka vendosur përshkallëzimin e reagimit. Asnjë avokat nuk do të marrë pjesë në seancat gjyqësore të masave të sigurisë në atë gjykatë.

Kjo do të thotë konkretisht se, nuk do të ketë avokatë as në seancat ku vendoset për lirinë e një njeriu.

Imagjinoni situatën. Arrestohet një person, apo kapet një i kërkuar. Brenda afatit ligjor ai duhet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata hap seancën… por nuk ka avokat. Sipas ligjit, pa mbrojtës nuk ka proces të rregullt. Atëherë si do ta legjitimojë gjykata kufizimin e lirisë së një qytetari? Përgjigjen, mesa duket, e di vetëm drejtuesi i komanduar dhe rregullorja e tij anti-avokat.

Ndoshta ky nuk ka qenë qëllimi i rregullores. Ndoshta po. Por rezultati është se sot, sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, nuk zhvillohet një gjykim penal pa praninë e avokatit kur mbrojtja është e detyrueshme. Rregullorja nuk mund ta ndryshojë këtë.

E drejta për t’u mbrojtur me avokat nuk është privilegj i avokatëve. Është garancia themelore kushtetuese e procesit të rregullt ligjor. Është një e drejtë e qytetarit përballë shtetit.

Kur një rregullore vendos kushte që e bëjnë të pamundur ushtrimin normal të kësaj të drejte, ajo shumëzon me zero Kushtetutën. Me atë rregullore gjykata fillon të ngjasojë me kohën e komunizmit, kur avokatura u zhduk si profesion dhe mbrojtja u konsiderua pengesë, jo garanci.

Nëse dikush dëshiron ta ndryshojë rolin e avokatit në procesin penal, duhet ta bëjë me ligj, jo me një akt administrativ. Nuk mund të zëvendësohet ligji me rregullore, as Kushtetuta me gjoba, kërcënime disiplinore apo paralajmërime për ndjekje penale ndaj avokatëve.

Shërbimi i avokatisë nuk rikthehet në sallat e gjyqit me forcë.Rikthehet vetëm kur avokatëve u garantohet të ushtrojnë profesionin pa parakushte që bien ndesh me ligjin dhe me Kushtetutën.

Sot GJKKO-ja e Shkallës së Parë është, me sa di unë, e vetmja gjykatë në Shqipëri (vështirë të gjendet një tjetër në Europë),ku avokatët pengohen të hyjnë në sallat e gjyqit nga efektivë të Gardës. Një pamje që nuk i shkon një gjykate, aq më pak një gjykate që pretendon standardet më të larta të shtetit të së drejtës. As gjykatat ushtarake nuk funksionojnë kështu.

Për hir të së vërtetës, kjo rregullore nuk vendos kufizime vetëm për avokatët. Ajo imponon rregulla absurde edhe për gjykatësit dhe prokurorët. Ndryshimi është se ata nuk kanë mundësinë ta refuzojnë kolektivisht hyrjen në sallë. Avokatët po.

Prandaj ky vendim nuk është kundër gjyqtarëve dhe as kundër prokurorëve. Është edhe në mbrojtje të atyre gjyqtarëve e prokurorëve që, në heshtje apo hapur, e konsiderojnë këtë rregullore të papranueshme.

Beteja nuk është për një derë gjykate. Është për të drejtën që në atë derë të hyjë ligji përpara rregullores, të hyjë arsyeja përpara kokëfortësisë, të hyjnë njerëz me të drejta civile dhe jo kapedanë me spaleta ushtarake.

Next Post
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

Turizmi në rritje, mbi 3.45 milionë hyrje në Shqipëri gjatë gushtit

September 27, 2026
Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

September 27, 2026
Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

Trump: Arrestimet për sulmin ndaj RAF Fairford, një sukses i madh i bashkëpunimit SHBA-Britani

September 27, 2026
Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Tragjedia në familjen shqiptare që humbi 4 anëtarë gjatë pushimeve në Greqi, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com