• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD çon në Kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit të Kokëdhimës

by
29/05/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike dërgon në Kushtetuese vendimin e mazhorancës për të mbrojtur Kokëdhimën nga shkelja e Ligjit Themelor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (më shumë se 1/10 e anëtarëve të Kuvendit), në zbatim të Kushtetutës, ligjit dhe Rregullores së Kuvendit, në përputhje me nenet nenet 4, 7, 70, 71, 124, 131/e dhe 134/c, të Kushtetutës, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për Kundërshtimin e vendimin nr. 48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima” dhe konstatimin e antikushtetueshmërisë së këtij vendimi: Konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetit për z.Koço Kokëdhima si dhe Intepretimin e nenit 70 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Vendimi i Edi Rames dhe Ilir Metës për të marre në mbrojtje shkelësin e Kushetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë. Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij.

Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetueshmërisë në vend. Ishte në detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë që të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe legjislacionin e miratuar nga vetë Kuvendi, duke paraqitur dhe miratuar mocionin për dërgimin e cështjes për shqyrtim pranë Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë në ushtrimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese.

Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit. Marrja në mbrojtje dhe fshehja nga drejtësia e deputeteve që janë miq për kokë të Kryeministrit shndërrohet në një precedent të rrezikshëm për demokracinë, pasi çdo mazhorancë në Kuvend edhe në të ardhmen mund të mbrojë deputetët e saj duke injoruar detyrimin kushtetutes, dhe interesat e qytetareve.

Për këtë arsye, ne shprehim bindjen dhe vendosmërinë tonë të plotë që Gjykata Kushtetuese do të gjykojë për këtë çështje me paanshmëri dhe bazuar në provat dhe faktet e pakundërshtueshme të këtij dhunimi të Kushtetutës në mënyrë flagrante nga Koço Kokëdhima dhe mbrojtësi i tij personal, kryeministri Edi Rama.

Next Post

Ku dhe si jetojnë miliarderët në Zvicër?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com