• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PD braktiset nga partitë simotra, në festë mungoi EPP

by Java News
12/12/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dje Partia Demokratike ka festuar 25 vjetorin e krijimit të saj. Çuditërisht, festa e themelimit u mbajt më 11 dhjetor ndërkohë që themelimi i PD daton më 12 dhjetor .

Ajo që ra në sy në përvjetorin e 25-të të Partisë Demokratike ishte mungesa e përfaqësuesve të partive simotra europiane. Duke qenë se festa e djeshme përkonte me 25 vjetorin e themelimit, përvjetor jubilar për PD-në, partitë simotra si “Forca Italia”, “Kristian-Demokratët e Gjermanisë” dhe parti të tjera të EPP(Partitë Popullore Europiane),  duhet  të ishin prezentë. Mos prezenca e tyre në përvjetorin e themelimit të PD-së nuk kishte ndodhur prej vitesh.

Fizikisht në sallë nuk ka pasur asnjë përfaqësues të EPP, ndërsa kryetari i EPP, Josep Daul ka qenë i vetmi që ka uruar 25-vjetorin e themelimit të PD-së nëpërmjet një video mesazhi. Por a është e mjaftueshme, në këtë kohë krize për PD-në një video-mesazh që për më tepër i bën thirrje demokratëve të braktisin protestat për të vazhduar “betejën” në Parlament?

Fatkeqësisht për demokratët por edhe për Lulzim Bashën, Partia Demokratike duket e braktisur nga simotrat. Kjo edhe për faktin se miqtë dhe aleatët e Partisë Demokratike, nuk kanë munguar as në përvjetorin e vitit të mbrapshtë të 1997-ës.

Përfaqësuesit e partive simotra jo vetëm që nuk ishin të pranishëm, por ende nuk dihet nëse kreu Lulzim Basha  të ketë marrë ndonjë telegram apo mesazh për këtë 25 vjetor të themelimit. Për fat të keq, duket  që PD ka një braktisje nga partitë simotra edhe pse pak javë më parë Lulzim Basha trumbetoi pjesëmarrjen e EPP.

Natyrisht që për këtë fakt opozita mund të përdorë justifikimin se Partitë Popullore Europiane kanë qenë të angazhuar në aktivitetet e tyre apo mund të mjaftohen me pritjen që Presidenti Nishani i bëri disa ditë më parë përfaqësuesve të partive simotra. Por këto justifikime do të përbenin një skandal pasi partitë simotra të PD-së nuk kanë vetëm një drejtues dhe më e pakta do të ishte dërgimi i një përfaqësie modeste. Gjithashtu, përfaqësuesit që u pritën nga Presidenti Nishani mund të vijonin vizitën e tyre edhe një ditë më shumë për të qenë të pranishëm në 25-vjetorin e krijimit të PD-së.

Mesa duket, Partia Demokratike e ka kthyer veten në marrëdhëniet me popullorët europianë thjesht në një partner të vogël e të parëndësishëm. Me braktisjen e 25 vjetorit të themelimit, popullorët europianë, kanë dhënë një mesazh të qartë dhe të fortë për Partinë Demokratike. Kjo është braktisje ndaj Lulzim Bashës në krye të PD-së pasi partite simotra dhe EPP skane munguar kurrë. (CityNews)
Next Post

Sfida Partizani - Bylis, ja rrugët që bllokohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In