• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, Bardhi: Basha s’është thirrur në prokurori për t’u pyetur, por për t’u njohur me letërporositë

by Java News
21/03/2019 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaroi në RTV Ora se nuk ka asnjë thirrje nga Prokuroria për zotin Basha apo Ristanin lidhur me kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2017. I ftuar në intervistën e mbrëmjes ai tha se e gjitha është spekulim.

Megjithatë ai tha se ka një ftesë nga organi i akuzës ndaj tyre për tu njohur me letërporositë e ardhura nga SHBA dhe Skocia, por kohën e gjen të papërshtashme. Sipas Bardhit Prokuroria i ka në zyrën e saj prej 8 muajsh ata fashikuj dhe është e lirë ti bëjë publike. Por fakti që kjo çështje ngrihet në këtë moment, Bardhi ngre akuza se prokuroria po përdoret politikisht.

Bardhi: As zoti Basha, as unë, as zoti Ristani dhe as drejtori i Financave në Partinë Demokratike nuk janë thirrur nesër në Prokurori për ty pyetur për këtë çështje, është një spekulim.

Secili prej nesh në cilësinë tonë zyrtare si përfaqësues të PD jemi thirrur nga prokuroria për tu njohur me aktet e letërporosive që kanë ardhur nga SHBA dhe Skocia. Prokuroria na ka ftuar që të njihemi me përmbajtjen e këtyre akteve.Nuk kemi as një merak as për tu njohur dhe as për të mos u njohur. Kjo është një e drejtë e jona nëse duam të njihemi apo jo me aktet.

Personalisht gjykoj që prokuroria nuk ka pse më thirr mua për të lexuar aktet në zyrën e prokurorit, nuk janë akte sekrete, mund ti bëjë publike në media dhe të shuajë dhe gjithë tymnajën që ka krijuar PS. Sa herë ndodhen në vështirësi e hapin këtë çështje.U risoll për herë të parë kur u zbuluan përgjimet e Antimafias italiane për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, u risoll në vëmendje kur dolën përgjimet për vëllain e ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe risillet tani kur Shqipëria është në protestë kundër qeverisë dhe këtij parlamenti ilegjitim.

I bëj thirrje prokurorisë të mos përdoret politikisht, nëse kanë ardhur aktet që në fakt kanë ardhur por nuk kanë ardhur dje dhe as këtë muaj. Ka 8 muaj që përgjigjet nga SHBA dhe Skocia kanë ardhur në prokurorinë e Tiranës, t’ia bëjë me dije publikut.

Nuk janë sekrete. Sa kohë ftohem unë dhe zyrtarë të tjerë të PD për tu njohur me to do të thotë se nuk përbëjnë më as sekret hetimor.T’ua japin dhe ju dhe qytetarëve se çfarë përmbajnë.Çdo thirrje tjetër me procedurë ekstraligjore, pa asnjë bazë ligjore është thjesht mekanizëm propagande që orkestrohet nga qeveria dhe ne nuk kemi asnjë arsye për tu bërë pjesë e kësaj propagande.

Sigurisht që do të përmbushim çdo detyrim ligjor sa herë të na thërrasë Prokuroria, nuk kemi asnjë problem ne për të shkuar në prokurori sa herë është e nevojshme dëshmia jonë apo sa herë që prokuroria në përputhje me ligjin të çmojë që ne duhet të shmkojmë në prokurori. Por të shpiken procedura apo akte që nuk kanë bazë ligjore për ti shërbyer propagandës së qeverisë kjo cënon shtetin ligjor dhe është një tjetër provë që prokuroria sot kontrollohet terësisht nga qeveria.

/a.meta

Next Post
Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare 2 indianëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Meta u ka dhënë nënshtetësinë shqiptare 2 indianëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In