• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD aplikacion për denoncime nga maturantët, Basha: KLSh të nisë auditim, të publikohen listat

by A R
07/09/2016 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka përgatitur një aplikacion ku do të presë të gjithë denoncimet nga maturantët që pretendojnë për padrejtësi në konkursin për në Universitet. Kryetari i opozitës përmes një postimi në facebook u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e tyre. Ai po ashtu i bëri thirrje KLSH-së të nisë auditim pasi sipas Bashës janë përjashtuar maturantë me rezultate të larta dhe janë futur në Universitet padrejtësisht “tarafi i Ramës” siç tha ai.

Ja postimi i plotë i Bashës:

Drama dhe lotët e maturantëve sot janë rezultati i një pseudoreforme që ka rënë që në nisje. E pompoi me të madhe Edi Rama por prodhoi padrejtësi.
Mijëra 18 vjecarë, të prerë në besë, të cilët në vend që të ishin duke u bërë gati për momentin më të rëndësishëm të jetës, sot kanë një barrë tjetër nga Edi Rama, sepse janë lënë në rrugë, nuk e dinë ku do shkojnë, shohin se mesatarja e tyre e shkëlqyer papritur përfundon në mesatare të ulët.
Kjo është reforma e Edi Ramës, që hedh poshtë mundin, talentin, punën e madhe, studimet e disa viteve, me një të rënë të lapsit.
Si rasti i maturantes nga Shkodra me medalje ari, fituese e olimpiadave kombëtare, e cila e sheh sot veten jo-fituese në cdo universitet që ka aplikuar.
Apo maturantja e përlotur në zyrën e ministres së Ramës, Linditës anti-dije, anti-arsim, që i ndërpret paturpësisht dhe fjalën.
Edi Rama nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, lista fillestare nuk është e shpallur, ska transparencë, ka krijuar shtigje për të futur tarafin e vet në shkollë të lartë. Abuzimi me kriteret e mesatares është në fakt dera e hapur për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet. Këto janë rezultatet dramatike të asaj që u nis keq që në fillim sepse qëllimi i Edi Ramës nuk ishin dhe nuk janë studentët, dija, auditori, por kapja e universitetit, kapja e rektorëve, nëpërmjet bordit të administrimit. Bordi i administrimit nuk është gjë tjetër vecse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, cdo burim universiteteve, vendos ku do shkojnë fondet, sundon rektorët e pedagogët.

Kjo dramë kombëtare, ka zgjidhje.
Shkarkimi i menjëhershëm i Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.
Shpallja e plotë e listave, nga i pari maturant tek i fundit, transparencë totale, e menjëhershme, sot.
Frenimi i regjistrimit dhe publikimi i kritereve.
Kërkojmë që KLSH të nisë menjëherë një auditim të plotë të procesit.
Ne faqen zyrtare të Partisë Demokratike eshte ne funksion aplikacioni ku cdo maturant mund të denoncojë rastin e tij, dhe ne do ta ndjekim.http://www.pd.al/trego-rastin-tend/
Te dashur maturantë, jemi ne krahun tuaj dhe prinderve tuaj. Se bashku te luftojme që e drejta e juaj, mundi dhe sakrifica juaj te mos neperkemben, të mos dhunohen. Se bashku nuk do ti lejojme ta derrmojne rinine e tja vjedhin te ardhmen. Kauza juaj do të cohet deri në fund./a.m.

 Padrejtësia ndaj maturantëve, trego rastin tënd | Partia Demokratike
Next Post
67-vjeçari grabitet nga…kompania ku është aksioner, nisin hetimet

Vajza nga Tropoja: Pse e rraha me grushta burri që më ngacmonte me mesazhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
SHBA akuzon zyrtarin iranian për komplot në tentativën për të vrarë John Boltonin: Ja sa kanë paguar

Bolton: Irani po përpiqet të vendosë hegjemoninë mbi Ngushticën e Hormuzit

August 5, 2026
Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

Ministria e Drejtësisë përcjell në Francë kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ermal Beqirit

August 5, 2026
Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

Raketa Smart Dragon-3 lëshon me sukses 2 satelitë nga deti

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com