• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD angazhohet tu heqë pjesën erotike diplomatëve

by Plator Nesturi
05/11/2022 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ndërsa ngushtohen ditët për gjykatën në dhënien e një vendimi se cila nga dy pjesët e dukshme të ndara do të trashëgojë siglën e logon e PD-së, është shtuar dhe agresiviteti retorik i deklaratave të Rithemelimit. Zoti Berisha noton mirë si gjithnjë për tu bërë lajm, por së fundmi deklaratat e tij e kanë të shtuar një dozë të fortë nervozizmi. Nuk është çështje se ka nisur fushata elektorale për vendoret. Deri sa të fillojë ky proces së pari e kanë fjalën kandidatët demokratë që do të përballën në primaret që organizon vetë PD. Dhe ata janë shumë herë më të butë në daljet e tyre se vetë Berisha. Kështu pra, kur nuk ka ngut për kolpo temperaturash elektorale, duket se halli është diku tjetër. Berisha gjithmonë ka informacionin e parë se çndodh nëpër gjykata dhe çfarë ere apo suferinë fryn, ndaj sensorët duket se kanë ngritur sinjalet e alarmit përderisa reagimet janë me tone kaq agresive. Berisha përmendi flamurin, duke u shprehur se “flamurin e PD-së nuk mund ta prekë kush”, porse kjo nuk mund të merret thjesht si një trysni ndaj gjykatës se mos ia jep të drejtën Alibeajt ta tundë. Ajo çka më tepër rëndësi është ai që ka në dorë flamurin, pra Flamurmbajtësi. Ndaj e thënë ndryshe, duke mos ia hequr të drejtën vetes se flamuri nuk mund të jetë në të tjera duar veç të tijat, deklarata e mësipërme mund të përkthehet edhe si “ Flamuri e Flamurëmbajtësi nuk mund të preken”. Pasi ato janë paketë.

Retorika siç është e pritshme është e drejtuar ndaj maxhorancës dhe Ramës pasi kanë kapur gjyqësorin dhe me to duan të mbajnë peng Partinë Demokratike. Vetëm kaq ama nuk do të përbënte risi mediatike. Këto janë fraza të përhershme të Berishës ndaj çdo kundërshtari politik të tij, përfshirë edhe dikur Metën, të cilin sot e ka aleat. Noviteti i Berishës është se në deklaratën e djeshme ai përfshiu në taborrin e shumtë të armiqve të vet të përditshëm edhe ambasadorë e diplomat të huaj në Tiranë. Madje duke guxuar më tej kur përveç korrupsionit politik e monetar të diplomatëve, ka shtuar dhe korrupsionin erotik, si shkak që shqiptarët po braktisin vendin pasi përfaqësuesit e huaj diplomatikë i kanë siguruar mbështetje të pamerituar regjimit të Ramës. Goxha guxim ky, ku përfshihen të gjithë, armiq të brendshëm e të jashtëm, në një konspiracion për flamurin e një partie politike. Dhe më tej, ndërsa lexonte këtë deklaratë, Berisha shton se “PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lire”, angazhim ky që duket se do të përfshijë dhe normat erotike me të cilat duhet të vetërregullojnë diplomatët. Sidoqoftë, Berisha ka arritur diçka që nuk mund të mohohet. Ka arritur të dominojë skenën politike të opozitës si lojtar kryesor duke i intimiduar të gjithë rivalët brenda të njëjtës familje politike, qoftë dhe ata që i rrezikojnë flamurin në gjykatë. Në këtë lojë nervash e lëvizjesh politike ka arritur të vendosë në rang të dytë edhe aleatin e vetëm të ngushtë që ka, Metën, ndonëse bashkëpunimi i tyre duket si dashuri iriqësh. Diku e dikur do shpohen rëndshëm e kjo do ti japë fund këtij dueti jo larg në kohë. Që mund të përfundojë shpejt edhe pas protestët nëse Berisha bën ndonjë zullum të pakontrolluar e të dënueshëm nga ndërkombëtarët, dhe deri në fund të zgjedhjeve vendore, kur dikush duhet të paguajë faturën e një humbjeje të paralajmëruar. Gjithësesi do të presim çdo të ndodhë.

Next Post
Dështon protesta/ Bizneset e vogla nuk i përgjigjen thirrjes së shoqatës, vijojnë normalisht me punën

Dështon protesta/ Bizneset e vogla nuk i përgjigjen thirrjes së shoqatës, vijojnë normalisht me punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In