• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD akuza Veliajt: I dhe leje projektit të Begos, që devijoi rrjedhën e Lanës

by Java News
22/12/2018 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike vazhdon me akuzat në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryetarit Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, se kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lana për të favorizuar projektin e biznesmenit Edmond Bego, për të ndërtuar pallate. PD publikoi një video, ku sipas PD provohet se prona ku është planifikuar të ndërtohet kompleksi rezidencial me pallate nga Bego. Video është marrë nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa dhe Gazmend Bardhi, ekspert për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike, thanë se Veliaj mashtroi kur tha se nuk ka patur projekt për ndërtim pallatesh tek Unaza e Re. Në pamje është plani vendor i Tiranës si edhe një leje për të ndërtuar në zonën e etiketuar si TR/228, që sipas PD është zona ku biznesmeni Edmond Bego do të ndërtojë një kompleks pallatesh me vlerë 60 milionë euro.

Pjesë nga deklarata e Ina Zhupës:

Sot do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt. Materiali video është autentik, i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Në sistem prona që detyroi Edi Ramën dhe Erion Veliajn të ndryshojnë Planin Urbanistik të Tiranës dhe projektin për Lumin Lanë pranë zonës së Unazës së Re rezulton se ka kaluar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi. Pas miratimit të fazës së parë, pajisja me leje ndërtimi e projektit 60 milionë euro që devijoi lumen e Lanës është vetëm formalitet. Erion Veliaj nuk mund ta mbulojë këtë të vërtetë me asnjë mashtrim, propagandë apo me blerje mediash. Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh. Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana.

Deklarata e Gazmend Bardhit, këshilltar ligjor i PD

Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës. Në 3 vjet ai ka ndryshuar strukturën e të gjithë qytetit që t’i përshtatet projektit politik të Edi Ramës: shndërrimin e Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista. E nisi karrierën si kryetar bashkie me projektin mafioz të plehrave, që i mori jetën 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, krim ky ende i pazbardhur. Një drejtësi e pavarur do të zbulonte se në këtë projekt janë përfshirë individë të lidhur me familjen e Erion Veliajt.

Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla. Kullë 40 kate tek ETC-ja, kullë 30 kate pas Hotel Tiranës, kullë 21 kate pas Sahatit, kullë 28 kate, Syri i Tiranës në qendër të kryeqytetit, kullë prapa Presidencës, kullë në ish bllok, kulla tek parku i Liqenit, kullë tek hotel Dajti, kullë 24 kate tek ish Muzeu i Shkencave të Natyrës. Siç mashtroi qytetarët e Tiranës se gjatë mandatit të tij do të kishte zero ndërtime në kryeqytetet, njësoj po mashtron edhe sot Erion Veliaj se nuk ekziston projekti 60 milionë euro. i cili e detyroi Kryetarin e Bashkisë së Tiranës të ndryshojë Planin Urbanistik dhe projektin për Lumin e Lanës. Mashtrimi, propaganda dhe presioni ndaj mediave nuk e mbulojnë dot të vërtetën se Plani Urbanistik i Tiranës dhe Projekti i Lanës u ndryshua me firmat e çiftit më të korruptuar të politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!/a.meta

Next Post
DOKUMENTI/ Basha, vajza e tezes së gruas dhe një konflikt i madh interesi në mes

DOKUMENTI/ Basha, vajza e tezes së gruas dhe një konflikt i madh interesi në mes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In