• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, akoma nuk ka kuptuar asgjë

by Artur Ajazi
14/05/2025 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi  

Të kesh përballë dikë, që ka 3 mandate qeverisëse, që është mbështetur nga shumica e shqiptarëve, dhe garon për mandatin e 4, dhe të merresh gjithë kohën me “llafe katundi” edhe në fushatë, kjo ka ngjarë vetëm me opozitën e sotme. Të dish se, përballë me një forcë politike, që është “makineri gjigande elektorale dhe pune”, dhe të merresh akoma me premtime të stilit 1996 apo 2001, dhe kjo nuk ka ngjarë ndonjëherë veçse me këtë opozitë.

Gjatë fushatës, dukej sikur gjithë opozitës, “me kuç e me maç”, i kishte mbetur ora në ’96. Kjo dhe kokëfortësia e Berishës, ishin disa prej shkaqeve që PD humbi, dhe kjo humbje dihej. Sali Berisha do të kishte fituar 100 pikë, në rast se do ti kishte bërë dje, një telefonatë Edi Ramës, dhe do ta kishte uruar për fitoren. Por ai nuk e bëri, dhe nuk e ka bërë asnjëherë, pasi nuk është as demokrat, as europianist dhe as amerikan, dhe as i lirë. Saliu ka egon e tij, ka qëndrueshmërinë e tij, ka kokën e tij, dhe së fundi, ai dhe gjithë partia e tij, nuk kanë kuptuar asgjë.

Atyre dhe atij, u duket sikur “gjithmonë u vjedhin votat, gjithmonë u blihen votat”, dhe harrojnë se kanë mbetur në batakun e 35 viteve të tranzicionit. Edhe pse u këshillua nga “miqtë dhe armiqtë” se duhej urgjentisht një emër dhe figurë e re në drejtimin e asaj partie, sërish Berisha këmbënguli në të vetën. Ai tanimë është “dashuruar marrëzisht” me postin e kryetarit të asaj partie. Nuk ikën (siç edhe deklaroi) kurrë “pa rrëzuar Ramën nga pushteti”.

Mendoni tani, ku është katandisur politika në këtë vend. Bëhet kryetar partie tjetri, qëndron atje prej 3 dakadash e ca, dhe nuk ikën prej andej edhe sikur të jetë humbës i përhershëm i zgjedhjeve. Nuk ikën edhe sikur partia të mbetet me 10 vetë. Kjo natyrisht ka shkaqet e veta, por më kryesori mbetet interesi personal. Të thuash “unë i kam provuar dhe konsumuar të gjitha, ndaj nuk qëndroj për pushtet, por luftoj për lirinë dhe demokracinë”, dhe pastaj të humbësh thellë zgjedhjet, padyshim që kërkon një reflektim. Njeriu nuk ka lindur kryeminister, as president, as ministër dhe as deputet.

E provove, e ushtrove, e mbarove kohën tënde, largohu. Të këmbëngulësh në egon tënde, dhe të sakrifikosh kontributin e qindra të tjerëve, të thuash se “ai që e nisi, do ta bitisi këtë punë”, dhe ti mbash akoma me premtime mbështetësit e tu, kjo nuk është rrugëzgjidhje e një politikani europian. Kjo gjë veçse do ti mërzisë dhe dëshpërojë akoma edhe më shumë anëtarët e mbetur të PD, aq sa do të largohen nga ajo parti.

Duhet të kuptosh, kur dhe sa është koha jote në politikë. Kur e tejkalon dhe rri me pahir, atëhere gjithçka të kthehet në boomerang. Por më e keqja, është tek sejmenët që i rrinë Berishës para-mbrapa, tek ata që veç mandatit dhe interesit personal (ashtu si kryetari tyre) nuk kanë ndjesi të tjera politike.

Hapi i tyre shkon deri tek mandati, marrja e ndonjë tenderi, apo dhe aleanca me ndonjë ministër socialist për të mbajtur në këmbë biznesin, dhe mbushur xhepat. Ambicja e tyre për pushtet, ka mbaruar.

Next Post
Pas thirrjes për të dalë në protestë, ndjekësit masakrojnë Berishën: Fillove prapë nga avazi ti? Ik o Sali, bëju nder demokratëve  

Pas thirrjes për të dalë në protestë, ndjekësit masakrojnë Berishën: Fillove prapë nga avazi ti? Ik o Sali, bëju nder demokratëve  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In