• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Agjencia që do kontrollojë plehrat, ka shkelur ligjin

by Java News
24/10/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar sot Agjencinë Kombëtare të Mjedisit se ka shkelur ligjin në dhënien e lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve. Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi tha në një konferencë për shtyp se “Edi Rama rreket t’u mbushë mendjen shqiptareve se Agjencia Kombetare e Mjedisit (AKM) do na garantoje për importin e mbetjeve, pasi ajo ka rritur kapacitetet e perralla të tjera. Por kjo Agjenci del se ka shkelur brutalisht disa ligje dhe konventa ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit përgjatë 3 viteve te fundit. Shoqata e Gazetareve për Drejtesi (në një raport të financuar nga Ambasada Amerikane) ka vlerësuar lejet mjedisore të dhëna për ndërtim HEC-esh nga Janar 2014 deri në Qershor 2016, ku është zbuluar se për 38 HEC-e (nga 43 në total), miratimi është dhënë pa kryer fare Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të tyre!”.

Sipas tij “të dhënat që mungojnë përfshijnë gjatësinë e lejuar e devijimit të lumit, ndërkohë që asnjëri nuk përmban kushtet për masat që duhen marrë për mbrojtjen e habitateve dhe llojeve biologjike që do ndikohen nga projekti i miratuar. Pra, Agjencia që sipas Ramës do na mbroje nga mbetjet e rrezikshme po shkel ligjet e biodiversitetit dhe te menaxhimin të integruar të burimeve ujore, si edhe disa Konventa ndërkombëtare, si ajo e Bernës dhe e Bonit, të dyja të nënshkruara nga Shqipëria. Ironia shtohet kur mendon që në 2014, Aleanca e Plehrave futi duart dhe ndryshoi ligjin për lejet mjedisore të hartuar nga BE, vec për të detyruar edhe dyqanet e vogla te lagjeve të banimit të marrin leje mjedisore pas kryerjes se detyrueshme të vlerësimit mjedisor”.

HEC-pa VNM 2014-2016

Malltezi theksoi më tej se “Këtu kam nje proces-verbal të nënshkruar nga zuzaret e qeverisë që terrorizojne nje fast-food vec 6m2 me 5 milione lekë gjobe nëse nuk do paguaje për vlerësim dhe leje mjedisore tek sekseret e qeverise. Pra, Aleanca e Plehrave jep leje mjedisore pa proces të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis për HEC-e, që cenojne qindra hektare dhe ndryshojne rrjedhen ujore per dhjetra km (perfshi HEC-e ne Valbone, Librazhd dhe Korce), por detyron kthinat e qofteve me 5m2 të kryejnë VNM dhe të pajisen me leje mjedisore! Rilindasit janë sulur nëpër dyqane dhe biznese si hiena per rryshfete, duke keqperdorur ligjin e lejeve mjedisore. Te gjitha këto janë kriminale”.

ma.me

Next Post
“Paketa e kredive”, miratohet me  konsensus ligji i ri për falimentin

“Paketa e kredive”, miratohet me konsensus ligji i ri për falimentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Pritja e gjatë drejt fundit! Më 16 shtator zbulohet fati i Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

July 1, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

July 1, 2026
Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

Vance: Kemi opsionet në tavolinë nëse Irani përpiqet të rindërtojë programin bërthamor

July 1, 2026
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore të triumfojë

July 1, 2026
Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

Gjyqi ndaj Metës, Xhixho paralajmëron: Shumë shpejt dosja në Strasburg

July 1, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Ra kjo protestë dhe u pamë me llumin

July 1, 2026
Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, rritje e inflacionit për shkak të naftës

July 1, 2026
Nesër, Kosova mbi çdo llogari politike

Mononarrativa e pushtetit: Anatomia e nënshtrimit të pozitës shqiptare – i festuar si sukses politik

July 1, 2026
Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

July 1, 2026
Martohet “vajza më e bukur në botë”!

Martohet “vajza më e bukur në botë”!

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In