• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“PD 8 vjet në opozitë nuk u ripërtëri dot, sot vjen sërish me figurat e viteve ’90”

by A R
06/04/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Gjirokastrës. Ai është takuar me banorë të Picarit, Tërbuqit dhe Andon Poçit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Çuçi tha se Partia Socialiste ka aftësi ripërtëritëse dhe kur është në qeverisje, prandaj nuk e diskuton fitoren e mandatit të tretë e më pas një mandat të katërt. Ndërkohë që Partia Demokratike dhe pse ka 8 vjet në opozitë, nuk arriti do të ripërtërihej, duke ardhur para shqiptarëve sërish në këto zgjedhje me të njëjtat figura si në vitet ’90.

“Ne do të kemi rrugë të gjatë bashkë, jo vetëm për mandatin e tretë. Për katë jam i sigurtn sepse Shqipëria nuk po nxjerr dot një alternativë më të mirë se Partia Socialiste. Sekreti jonë është pikërisht rigjenerimi me forcë të re, me vizion të ri dhe vullnet të shtuar. Vetëm ne e kemi këtë. Shikoni çfarë ndodh me Partinë Demokratike, 8 vjet në opozitë dhe nuk ka asnjë aftësi ripërtëritëse. Përkundrazi, ne kemi aftësinë që të ripërtërihemi edhe në qeverisje”, tha Çuçi para banorëve të fshatit Tërbuq.

Në Andon Poçi kandidati për deputet dhe drejtuesi i socialistëve në qarkun Gjirokastër, kërkoi që të mos neglizhohet asnjë votë më 25 prill, në mënyrë që PS ta vazhdojë qeverisjen e vetme.

“Ajo që na duhet ne është ta vazhdojmë të vetëm qeverisjen si parti politike, pa dashur të hyjmë në pazare që cënojnë qeverisjen dhe shpëjtësinë me të cilën duam të zhvillojmë Shqipërinë. Partitë e vogla nuk kanë asnjë përgjegjësi përballë qeverisjes, por vetëm interes personal”, tha Çuçi.

Me banorët e Picarit Çuçi u ndal te vaksinimi si një proces tejet i rëndësishëm, për të cilin Shqipëria është shumë më përpara se edhe vende të rajonit falë përpjekjeve të kësaj qeverie dhe personalisht të kryeministrit Edi Rama.

“Ne kemi filluar vaksinimin masiv të popullsisë. Ka vende të rajonit që janë shumë pas nesh, ka vende në botë që ende s’kanë filluar vaksinim. Ne jemi në një fazë shumë të avancuar në këtë drejtim. Shumë shpejt kjo do të bëjë të mundur që të çlirohet jeta ekonomike. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm sidomos edhe për vende si Gjirokastra që janë të lidhura ngushtësisht me turizmin”, tha Çuçi.

Përsa i përket kandidatëve të tjerë në qarkun Gjirokastër, drejtuesi politik i PS-së vlerësoi faktin se kjo forcë politike nuk rikthehet rastësisht me të njëjtin ekip.
“Ndoshta është hera e parë që një parti politike në qeverisje për më tepër, vjen sërish me të njëjtin ekip. Unë besoj se besimin e shqiptarëve dhe të gjirokastritëve ne e kemi justifikuar plotësisht. Ajo që kërkojnë ne këtë radhë lidhet me faktin se nuk duhet të cojmë asnjë votë dëm, në mënyrë që mandatin e tretë ta vazhdojmë si Parti Socialiste. Partitë e tjera nuk bëjnë gjë tjetër veçse prishin kualitetin e qeverisjes dhe ngadalësojnë shpejtësinë me të cilen ne duam të zhvillojmë Shqipërinë”, tha Çuçi.

Next Post
Horoskopi ditor, e Martë 30 Tetor 2018

Të mirë të dashur dhe gjithnjë pranë jush; Këto 3 shenja Horoskopi duhet t’i keni në jetën tuaj me patjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

Venezuela / Sfidat e sanksioneve amerikane dhe ndikimi mbi kompanitë energjetike europiane

January 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Pastrohet aksi Qafë Priskë–Shëngjergj, apel për kujdes nga ngricat


January 11, 2026
E kthyen hotelin në fole prostitucioni, arrestohen dy vëllezërit në Rrogozhinë

Arrestohen tre kolumbiane në Elbasan, ushtronin prostitucion

January 11, 2026
Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

Vjosa del sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit, rrezik rritjeje deri në 9 metra

January 11, 2026
Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

Groenlanda, sfida e kryeministrit Nielsen/ Nga ish-kampion i badmintonit në përballje me SHBA

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Ndryshimi i klimës realitet! Po hodhëm plehrat në rrugë, pasojat rëndohen edhe më shumë

“Reflektim mbi politikën penale”/ Rama: Drejtësia e sotme është e pavarur, por jo e paanshme dhe cilësore

January 11, 2026
“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

“Të shtëna direkte në kokë”, Trump gati të nis bombardimet në Iran, Izraeli ngre alarmin

January 11, 2026
Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

Përmbytjet, Rama: Situata apokaliptike në gjithë rajonin. Familjet e prekura do të dëmshpërblehen

January 11, 2026
‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

‘Digjet’ Irani/ Protestuesit sfidojnë autoritetet shtetërore, shënohen përplasje të dhunshme

January 11, 2026
Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

Valë e fortë acari përfshin Europën! Metereologu: Ka pak raste si ky në këtë shekull

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In