• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pazari i PD- LSI, hiqni Markun të zhbllokojmë situatën në KLGJ e KLP

by Java News
02/02/2018 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Komisioni Parlamentar i Ligjeve është mbledhur sot paradite për të diskutuar rreth ndryshimeve Kushtetuese për të shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. PD- LSI, në këtë mënyrë, përbëjnë një rast unikal në historinë e jurisprudencës botërore, që hartojnë një amendament kushtetues për një njeri. Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme është zgjedhur në mënyrë ligjore. Fakt ky i konfirmuar jo vetëm nga ekspertët juridik shqiptar, por edhe ata ndërkombëtar. Por PD- LSI, meqë nuk e kanë nën ‘hyqëm’ tashmë Prokurorin e Përgjithshëm, kërkojnë që Marku të largohet dhe të vi një prokuror tjetër, i cili do të zgjidhet edhe me votat e PD- LSI. Ky është thelbi i amendamentit kushtetues të PD, i cili është vërtetë unikal si për nga forma ashtu edhe për nga qëllimi që është hartuar, shkruan javanews.al. Deputeti i PD Alibeaj u shpreh se kërkesa e opozitës lidhtet me 3 çështje: 1. Emërimi i një Prokurori të Përkohshëm me 3/5 e votave të deputetëve; 2. Prokurori të zgjidhet me vetting; 3. Mekanizëm zhbllokues për situatën. Sipas tij, Gjykatësi Kushtetues më i vlerësuar nga vetting-u të jetë edhe Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm. “Arsyet pse ne e kërkojmë këtë është vendimi i 18 dhjetorit, ku në shkelje të Kushtetutës u emërua Prokurori i Përgjithshëm pa vetting dhe në mënyrë të njëanshme”, deklaroi Alibej.

Amendamentet kushtetuese në praktikën botërore asnjëherë s’kanë pasur të bëjnë me një emër të përveçëm. Ndryshimet kushtetuese kanë qëllim që të jenë afatgjata dhe të rregullojnë për periudha kohore të gjata raporte ose probleme për komuniutetin dhe institucionet. Ky amnendament s’ka asgjë të tillë. Eshtë thjeshtë amendament për një emër të përveçëm: atë të Arta Markut. PD, ja ‘ka marrë dorën’ bërjes së ligjeve për vetëm emra të caktuar si ligji ‘anti Ngjela’, ligji ‘anti Ina Rama’, ligji ‘anti Prenga’ etj., etj. Brenda kësaj sjellje politike me ligjin është edhe amendamenti Kushtetues i PD, i cili në fakt guxon shumë më shumë se tre ligjet e mëparshme me emra të përveçëm, shkruan javanews.al. Në këtë mbledhje PD ka bërë të qartë se është ajo që ka bllokuar procesin e konstituimit të KLGJ dhe KLP duke bërë të dështojnë 2 raunde votimi në Kuvend. Për këtë mjafton të shikohet pika 3 e artikuluar nga Alibeaj që thotë: “Mekanizëm zhbllokues për situatën”. Thënë thjeshtë hiqni Markun, të votojmë KLGJ dhe KLP. Kërcënim për pazar?! Mjafton kjo për të kuptuar se bllokimi i PD s’ka të bëjë me kandidaturat për KLGJ dhe KLP, por  kërkohet një pazar që ata votojnë nëse hiqet Marku.

Next Post
FOTO/ Tension te Liqeni i Thatë, familja nuk lëshon banesën që do shembet nga INUV

FOTO/ Tension te Liqeni i Thatë, familja nuk lëshon banesën që do shembet nga INUV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com