• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pazari i krijimit fiktiv të grupeve parlamentare: Ja çfarë përfitojnë në shifra

by A R
26/08/2025 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 11 maj, Kryetari i PD, Sali Berisha, me votat e demokratëve, i dhuroi 4 deputetë Partisë së Lirisë dhe nga 1 deputet secilës nga partitë Partia Republikane (PR), Partia për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Partia për Demokraci, Integrim e Unitet (PDIU) dhe Partia Agrare Ambientaliste (PAA), duke katandisur PD-në në vetëm 42 deputetë.

Por Berisha nuk ndalet këtu. Ai ka nisur një pazar të ri, për të katandisur grupin parlamentar të PD-së me 35 anëtarë, duke dhuruar deputetë demokratë partive të vogla aleate, që këto të krijojnë grupe të veçanta parlamentare. Sipas deklarimeve publike, Berisha do t’i dhurojë edhe 3 deputetë të tjerë Ilir Metës për të krijuar grupin parlamentar të Partisë së Lirisë, ndërsa 3 të tjerë do t’ua japë 4 partive të vogla për të formuar grupe parlamentare.

Ky pazar amoral, i ngjashëm me marifetin e fshatarëve që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, ka të njëjtën logjikë: përfitime financiare dhe privilegje administrative, pa ndonjë efekt real për prodhimin apo aksionin politik.

Në rastin e fshatarëve, ata marrin bagëti hua sa për të plotësuar numrin ligjor dhe përfitimet shtesë nga shteti. Në rastin e Berishës, deputetët dhurohen partive të vogla vetëm për të fituar fonde dhe privilegje shtesë brenda parlamentit.

Krijimi i këtyre grupeve partiçka nuk ka lidhje me forcimin e opozitës, por me përfitime konkrete: kryetarët e grupeve marrin 5% shtesë page, 20% më shumë në fondin e dietave, dyfishim të pagesës për telefon dhe karburant, ndërsa grupet parlamentare përfitojnë zyra, fonde shtesë, sekretare, punonjës administrate dhe përfaqësim në delegacione ndërkombëtare.

Kjo skemë nuk është e re. Në vitin 2021, partiçkat e Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Shpëtim Idrizit morën deputetë hua nga PD-ja dhe krijuan grupet parlamentare kukulla “Për Demokraci e Integrim” dhe “Aleanca për Ndryshim”.

Ashtu si fshatarët që regjistrojnë tufa bagëtish fiktive për të përfituar subvencione, Sali Berisha dhe aleatët e tij po përdorin deputetë demokratë për të përfituar përfitime të pakufizuara në parlament, duke i shndërruar grupet parlamentare në instrument të pasurimit personal, dhe jo në forcim të aksionit opozitar – shkruan faqja online Pamfleti.

Next Post
Përndoqi 23-vjeçaren dhe familjarët e saj, në pranga 35-vjeçari

Theu arrestin e shtëpisë për të shpërndarë drogë, arrestohet 22-vjeçari, i gjendet edhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In