• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Pazari’ i Bashës për Ramën: Më jep territorialen, të jap Reformën në Drejtësi

by Java News
06/09/2017 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Armando Meta/ 
SPECIALE JAVANEWS/ Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për mbledhjen e parë të Kuvendit, ku përveç zgjedhjes së drejtuesit, pritet të konfigurohet zyrtarisht edhe përbërja e parlamentit të dalë pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Ky parlament ka disa të veçanta duke filluar që nga ripërtëritja e tij në masën gati 60% të deputetëve, krahasuar me parlamentin e 2013, ashtu dhe me rikthimin pas 6 vitesh në sallën e Kuvendit si deputet edhe të kryetarit të PD, Lulzim Basha. Por ndonëse ‘nën një çati’, palët qartazi do të shkojnë me axhenda krejt të ndryshme. Në parim duket se vetëm vënia në jetë e Reformës Zgjedhore, dhe sidomos kompletimi i procesit të vetting-ut, duket se do të jetë pika e përbashkët e bashkëpunimit PS- PD- LSI. Sa i përket elementëve të tjerë të jetës parlamentare, palët do të shkojnë me qëndrime dhe strategji diametralisht të kundërta.
Pikat kryesore të PS
Drejtuesit socialist bëjnë të ditur se përparësi e axhendës së tyre parlamentare, përveç zbatimit të vettiung-ut, do të jetë Reforma në Administratë, thjeshtëzimi i burokracive sa i përket licensimeve, shpërndarja e kompetencave të institucioneve dhe agjencive që do të shkrihen, reforma në disa institucione shërbimesh si Hipoteka, Aluizni etj. Programi i qeverisë duket se do të jetë edhe baza e operimit të grupit parlamentarë të PS në legjislaturën e re, ku theks të veçantë pritet të ketë ekonomia, diplomacia, si dhe reformimi akoma më i thellë i Policisë së Shtetit. Për PS objektiv afatshkurtër mbetet kryerja e një serie procesi reformash që kërkon Brukseli, për të mundësuar marrjen sa më shpejt të statusit si vend kandidat për në BE, shkruan ‘Javanews”. 
Pikat kryesore të PD
Ndërsa PD deklarohet se strategjia e saj parlamentrare do të fokusohet në dy shina: 1) opozitë e fortë ndaj qeverisë dhe programit të saj qeverisës, si dhe disa reforma që lidhen kryesisht me problematika elektorale. PD do të kërkojë rihapjen e diskutimeve për Reformën Territoriale, me qëllim ribërjen e saj, si dhe reformimin e Kodit Zgjedhor ku të vendoset votimi dhe numërimi elektronik. Përpjekjet e PD për të atakuar Reformën Territoriale dhe futjen e votimit e numërmit elektronik, duket se shkojnë në logjikën e justifikimit të saj se humbja në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk ka ardhur si rezultat i modelit të saj opozitar, por për faktin se Basha më shumë ka humbur për elementë teknikë sesa politik. Sipas tyre, Reforma Territoriale dukshëm favorizon PS për mënyrën se si janë ndarë bashkitë dhe si janë zhdukur komunat. Ndërsa mungesa e votimit dhe numërimit elektronik favorizoi qeverinë për të ushtruar presion tek zgjedhësit me qëllim deformimin e votës. PD pritet të kushtëzojë votën e saj për Reformën në Drejtësi me ribërjen e Reformës Territoriale, shkruan ‘Javanews”. 
Pikat kryesore të LSI
LSI pas 8 vitesh në qeveri tashmë ka kaluar në opozitë. Ky pozicionim i ri ende nuk ka kthjelluar qartazi strategjinë e saj parlamentare, përveç disa deklamimeve nga krerët e saj se do të jetë një opozitë e fortë në Kuvend, e pakompromistë në kurriz të qytetarëve, se do të mbrojë shtresat në nevojë etj. LSI për momentin nuk ka shpalosur ndonjë pikë të fortë sa i përket reformave, siç kërkon PD p.sh rifomulimin e Reformës Territoriale. LSI pritet që energjitë e saj më të mëdha në betejën parlamentare t’i shpenzojë kundër Reformës në Administratë, reformë e cila, në thelb, heq jo pak njerëz të saj nga zyrat e shtetit, të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve për gjobat që vinin dhe arrogancën që shpalosnin, shkruan ‘Javanews”. 
Next Post
Pas takimit të dytë me Bashën, Mediu konfirmon: Nuk ka ende marrëveshje

Mediu kundër PD për votimin me detyrim në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com