• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pazare e skenare

by Artur Ajazi
12/12/2025 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

As më shumë dhe as më pak, gjithë rrugëtimi 35 vjeçar i politikës shqiptare, mund të përmblidhet në dy fjalë të vetme, pazare dhe skenare. Kjo ndodhi në 1991, 1992, 1996, 1997, dhe ka vazhduar deri mbrëmjen e kaluar kur opozita braktisi sallën, dhe Parlamenti  zgjodhi me 85 vota Avokatin e Popullit. Kështu ka qenë, pazare për krijimin e PD, pazare për emrat e ministrave të qeverisë “Meksi 1” (ku shumica u përzgjodhën në bordumin e një ambasade mike në Tiranë) pazare për zgjedhjet, pazare dhe skenare në vite për gjetjen e emrave për presidentë, për kryeprokurorë të përgjithshëm, e të tjera e të tjera. Nuk kanë të sosur pazaret e politikës.

Nuk sosen as skenaret e dala nga selitë e partive politike. Në rast se do të bënim bilancin e pazareve, skenareve dhe kulisave në 35 vjet “demokraci”, do të thonin se, politika shqiptare nuk ka qenë aspak e denjë për të pretenduar fronin në KiE, NATO, apo dhe BE. Në çdo rast debate, ngërçi, apo dhe beteje verbal dhe fizike mes kundershtarësh politike, është dashur një nderhyrje ambasadorësh.

Eshtë dashur ardhja e ambasadorit amerikan, anglez, Italian, apo gjerman, që të sheshonte sherret dhe mosmarrëveshjet mes bajraktarit të politikës “djathtiste” dhe krahur kundershtar. Kemi 35 vjet,që presim në zyrat e partive konsuj, ambasadorë, thërrasim komisionerë nga KiE, BE, NATO, etjjjj, për të zgjidhur sherret e politikës. Kurrë nuk kemi treguar, dhe nuk jemi treguar po aq dinjitozë, dhe “hundëpërpjetë” sa jemi në selitë e partive, me ambasadorët e huaj të cilët kanë ardhur, kanë folur, kanë vendosur, dhe pastaj  janë larguar duke na paralajmëruar. Pikërisht atëhere jemi detyruar të ulim tonet, të biem në ujdi, dhe të firmosim dhe votojmë ligjin, apo emrin për të cilin kemi debatuar me njëri-tjetrin.

Rasti më i fundit me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, tregoi pafytyrësinë e opozitës, deputetëve të saj, dhe kryetarit të përjetshëm Berisha. I dhanë firmat, e pekulepsën me premtime, dhe pastaj i thonin në Parlament “jooo, nuk votojmë ne lepurin e Surrelit”. Pra skilet e SHQUP-it, nuk do të votonin “lepurin e Surrelit”, pasi dukej sheshit se ishin pridhur në pazare. Berisha ndryshoi mëndje, por ndryshoi edhe skenarin.

Me gjoja “ditën festive të themelimit të PD”, ai urdhëroi deputetët  “ikni nga Parlamenti, dhe ejani të gjithë në seli, kemi festën”. Natyrisht PS dhe Parlamenti e kishin votuar qysh paradite rendin e ditës, dhe bazuar edhe në firmat  e 35 deputetëve të PD, e votuan Endrit Shabanin me 85 vota që kishin në sallë, duke e bërë Avokat të Popullit. Pra, edhe kjo histori mbaroi, seanca u mbyll, festa e themelimit PD u bë, dhe Berisha nisi nga mbrëmë avazin e vjeter, duke akuzuar shumicën parlamentare.

Po pse kështu do të ecim edhe për 35 vite të tjera ne, duke u zvarritur pas kësaj kaste të urryer politikanësh, të cilët e kanë marrë peng të ardhmen, dinjitetin, e imazhin  e vendit ? Po pse, edhe pas 35 vitesh të mbushura me telashe, vuajtje e përçmime ndaj votes, besimit dhe shpresave të mëdha për jetë më të mire dhe integrim, ne do të zvarritemi pas një politike destruktive, që vazhdon të luajë me fatet tona ?

Next Post
Rreziqe për jetën, paralajmërimi i “zi” amerikan për vaksinat ndaj Covid

Rreziqe për jetën, paralajmërimi i “zi” amerikan për vaksinat ndaj Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In