• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Pavarësia e magjistratëve s’duhet marrë si e mirëqenë’/ Kreu i ILD: Krijimi dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës s’është një proces i lehtë

by Java News
24/06/2022 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pavarësia e magjistratëve nuk duhet marrë si e mirëqenë”. Kështu u shpreh Inspektor i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani në konferencën ndërkombëtare “Interesi i publikut në administrimin e drejtësisë dhe pavarësia e magjistratëve”.

Sipas Metanit, mbetet sfidë e të gjitha vendeve që të shtojnë përpjekjet për forcimin e kësaj pavarësie, por edhe rritja e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë së organeve të sistemit të drejtësisë.

“Të dyja nuk mund të ecin, përveç se bashkë. Sa më i përgjegjshëm një magjistrat, aq më i garantuar është qytetari për të drejtat e veta. Sa më i pavarur magjistrati, aq me demokratikisht ecën shoqëria”, u shpreh kreu i ILD.

Metani thekson se gjetja e balancës midis interesit publik për administrimin e drejtësisë nga një anë dhe pavarësisë së magjistratëve nga ana tjetër, mbetet një sfidë “sepse pavarësia e magjistratëve dhe përgjegjshmëria e tyre, janë vlera dinamike”.

“Zhvillimet shoqërore sjellin padyshim edhe transformime shoqërore dhe ekonomike dhe raporti pavarësi/përgjegjshmëri mbetet përherë sfidë profesionale dhe institucionale.

Me këtë mendim, ka nevojë që të gjithë ne të gjejmë rrugën e duhur për të bashkëpunuar dhe për të identifikuar mundësitë dhe metodat më të mira të komunikimit dhe shkëmbimit me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Ai theksoi se ka nevojë që të gjithë ne të gjejnë rrugën e duhur për të bashkëpunuar dhe për të identifikuar mundësitë dhe metodat më të mira të komunikimit dhe shkëmbimit me njëri-tjetrin.

“Krijimi apo konsolidimi i shtetit të së drejtës nuk është një proces i lehtë. Shqipëria ka kryer një reformë të thellë ligjore dhe institucionale në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë u mbështet fort në çdo kuptim nga partnerë të vyer si Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë sfida e zhvillimit të kësaj reforme është përgjegjësia e aktorëve të drejtësisë”, tha Metani.

Në përfundim, Metani u shpreh se respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës përbëjnë një aset kryesor për Bashkimin Evropian dhe ruajtja apo sigurimi i tyre përbën një përgjegjësi të përbashkët për të gjitha institucionet e BE-së, si dhe shtetet anëtare të tij.

g.kosovari

Next Post
Policia mësyn në Velipojë për drogë/ Zbulon parcelat me kanabis por autorët ia mbathin dhe i humbasin nga sytë nëpër pyje

Policia mësyn në Velipojë për drogë/ Zbulon parcelat me kanabis por autorët ia mbathin dhe i humbasin nga sytë nëpër pyje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In