• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pavarësia/ Ambasadori Nano paraqitet me veshje tradicionale shqiptare para trupit diplomatik zviceran: Mënyra se si jam veshur…!

by Java News
02/12/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër organizoi dje një pritje në Bernë, me rastin e 111-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky event mblodhi ambasadorë dhe përfaqësues të ambasadave në Zvicër, përfaqësues nga institucionet zvicerane, shoqatave dhe komunitetit shqiptar në Zvicër, si dhe personalitete të ndryshme.

Megjithatë ajo që tërhoqi vëmendje ishte veshja e ambasadorit të Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano, i cili u paraqit me një veshje tradicionale shqiptare.

“Dua t’ju them disa fjalë për veshjen kombëtare shqiptare, i bindur se kjo është një mënyrë e mirë për të nderuar ditën që po festojmë, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Çfarë kam veshur sonte, është e jugut, prej nga vij unë vetë, Por mund të ishte e çdo treve tjetër shqiptare. Më besoni se, kur vendosa të vishesha me një kostum kombëtar, nuk dija cilin të zgjidhja më parë. Kostumet shqiptare janë të llojeve të ndryshme, dhe njëri është më i bukur se tjetri”, u shpreh Nano për veshjen e tij para të ftuarve.

Fjalimi i plotë:

Ju me siguri prisni që unë të mbaj një fjalë në stilin e njohur diplomatik, d.m.th. që t’ju tregoj se punët në Shqipëri po shkojnë shumë mirë, se Shqipëria po luan një rol shumë pozitiv e kontruktiv në Ballkan, se marrëdhëniet tona me Zvicrën janë të shkëlqyera, etj, etj. Por në të vërtetë fjala ime do jetë disi ndryshe, dhe mënyra se si jam veshur është një sinjal i qartë për këtë gjë. Dua t’ju them disa fjalë për veshjen kombëtare shqiptare, i bindur se kjo është një mënyrë e mirë për të nderuar ditën që po festojmë, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Çfarë kam veshur sonte, është e jugut, prej nga vij unë vetë, Por mund të ishte e çdo treve tjetër shqiptare. Më besoni se, kur vendosa të vishesha me një kostum kombëtar, nuk dija cilin të zgjidhja më parë. Kostumet shqiptare janë të llojeve të ndryshme, dhe njëri është më i bukur se tjetri. Kostumografia tradicionale shqiptare është kaq e pasur dhe e begatë sa të vjen natyrshëm të mendosh se shqiptarët kanë qenë gjithë kohën në garë me sho-shoqin kush e kush të krijonte kostumin më të bukur. Të vjen të mendosh gjithashtu se e gjithë bota shqiptare ka qenë në shekuj një atelié gjigande që u ka paraprirë ateliéve të kohëve moderne, Dolce & Gabbana, Versace, Cristian Dior, etj, etj. Po e teproj? Nuk mendoj se po e teproj. Ja ku i keni para syve. Pastaj, unë kam edhe “dëshmi historike”, të cilat më japin të drejtë në pretendimin tim.

Kur europianët i drejtuan sytë nga Ballkani dhe zunë të shkelnin atyre anëve (në fillim të shekullit XIX, të cytur e tërhequr prej revolucionit grek), ata ranë në kontakt me shqiptarët, gjithashtu. Dhe vunë re më së shumti dy gjëra.

Së pari – dhe në këtë pikë, më lejoni të bëj një parantezë të shkurtër – ata e gjetën Shqipërinë të ngjashme me Zvicrën. Ne sot mund të çuditemi nga kjo paralele, por atëbotë ishin të shumtë europianët që patën ngasjen për ta përshkruar Shqipërinë si një Zvicër të Ballkanit apo si një Zvicër të së ardhshmes. Pati edhe zviceranë që e gjetën me vend këtë krahasim. Eugene Pittard, konsulli i nderit i Shqipërisë në Gjenevë në vitet 1920 e vizitoi disa herë Shqipërinë, dhe ngjashmërinë nuk e reduktonte vetëm te malet e te malësorët, por edhe te zakonet, mendësitë e stili i jetës. Unë e di, ky krahasim është disi i pakuptueshëm për ne të sotshmit. Si zor të gjesh sot ndonjë njeri që e bën Shqipërinë një me Zvicrën. Lëri të tjerat, por vetë shqiptarët kanë bërë pak, ose aspak, për ta justifikuar e bërë me kuptim çiftimin Zvicër-Shqipëri që dy shekuj më herët. Dhe me këtë, po e mbyll parantezën.

Së dyti – dhe me këtë po i kthehem diskutimit që kam për zemër – udhëtarët, shkrimtarët, antropologët e diplomatët e Europës Perëndimore mbetën të mahnitur e gojëhapur, literalisht gojë hapur, përballë bukurisë e larmisë së kostumeve tradicionale shqiptare. Lord Byron, poeti i madh romantik anglez, e konsideroi kostumin e shqiptarëve të jugut, pikërisht këtë që kam veshur unë sonte, me fustanellën që atij i kujtonte kiltin skocez, si “më të bukurin në botë” (“the most magnificent costume in the world”).

Alexandre Dumas, autori francez i romanit Konti i Monte-Kristos, por edhe një dandy me nam i kohës së vet, pati të njëjtin mendim mbi kostumet shqiptare. Në një prej ballove të shumta pariziene, në të cilat nuk mungonte pothuaj asnjëherë, ai shkoi i veshur si shqiptar. Ishte një Don Zhuan, dhe gjithçka donte të arrinte në ballo të tilla, ishte t’u binte në sy grave të bukura që merrnin pjesë në të njëjtën ballo të organizuar në sallonin e famshëm të madamës Lafond. Ai nuk ia falte vetes të dilte huq me një grua, së cilës i vardisej. Dhe për këtë shpikte lloj-lloj marifetesh. Sepse ai nuk ishte një burrë i pashëm. Paraqitja fizike nuk ishte një arma e fortë e tij. Dhe ai e dinte, ishte i vetëdijshëm për këtë gjë. Dhe kështu, në këtë ballo ai shtiri në punë një nga dredhitë e veta: vendosi të shkonte i veshur me rroba shqiptare. Dhe gjithçka shkoi sipas planit. Veshja e bëri punën e vet si jo më mirë. Një prej vajzave të ballos, një aktore shumë e bukur, nuk iu nda gjatë gjithë mbrëmjes.

Një shqiptari të madh me emrin Faik Konica duhet t’i ketë mbetur në mendje veprimi i Alexandre Dumas-it. Në vitin 1913, në SHBA, ai shkoi në një ballo të organizuar nga ambasada austro hungareze i veshur me kostumin etnik të jugut të Shqipërisë. Por për Konicën gjërat nuk shkuan ashtu si shkuan për Dumas-in. Asnjë grua nuk iu vardis atë mbrëmje (Ju lutem, nuk dua të lindë ndonjë keqkuptim; unë vetë nuk jam veshur shqiptarçe për t’i marrë mendjen ndonjë gruaje; plani im është tjetër; unë jam në përpjekje të vazhdueshme për t’u fituar zemrën bashkatdhetarëve, të cilët m’i njohin të gjitha llojet e kredencialeve, por jo ato patriotike; me këtë show, ndoshta i bëj që të ndryshojnë mendim për mua). Asnjë grua pra nuk iu vardis Konicës atë mbrëmje. “Iu vardis” një burrë, sidoqoftë. Një burrë me pamje të murrëtyer. Ishte ambasadori grek, i cili kishte shquar në shfaqjen e Konicës një si cultural appropriation. “Rrobat që ke veshur, zotrote, nuk janë shqiptare; janë greke”, tha ai. Por Konica iu kthye, siç dinte ai. Dhe u hëngrën me fjalë. I mprehën mirë qetë. Siç kanë bërë prore e siç bëjnë sot e gjithë ditën ballkanasit. Ju e dini, ne kacafytemi krejt pa arsye, e jo më mbi autorësinë e një kostumi, si ky që po shihni.

Dhe në këtë pikë është vendi për një parantezë tjetër, me të cilën edhe dua ta mbyll fjalën time. Në Ballkan pra ne e kemi bërë zakon të grindemi për hiç gjë. E bëjmë këtë gjë me zell e bujë. Edhe në shekullin XXI. Fjala vjen, ne shqiptarët grindemi me maqedonasit mbi kombësinë e Nënë Terezës. Ne mendojmë se është shqiptare, ngaqë ajo vetë është deklaruar shqiptare, ndërsa fqinjët tanë mendojnë se është maqedonase, ngaqë ka lindur në Shkup. Ne hahemi edhe për pasaportën etnike të Aleksandërit të Madh. Mund t’ju duket e pabesueshme, por ja që është kështu. Ne shqiptarët mendojmë se Aleksandri i Madh është i yni, dhe si provë kemi faktin që nëna e tij ka qenë epirote. Ndërsa maqedonoveriorët i mbahen mendimit se heroi legjendar është u tyre. Pse? Sepse këtë e thotë vetë emri: Aleksandri i Madh i… Maqedonisë. Maqedonoveriorët, nga ana tjetër, kanë probleme me bullgarët, të cilët pretendojnë copy right-in mbi sllavishten e folur në Maqedonisë e Veriut. Ndërsa ne shqiptarët vijojmë ende sherrin e madh, ku janë përfshirë edhe qarqe akademike, mbi atësinë e traditës orale ballkanike. Etj, etj. Dhe këtu po e mbyll këtë parantezë të dytë. Këtu po mbyll edhe fjalën time. Duke shtuar një dolli për ju që na keni nderuar me praninë tuaj në festën tonë, me një dolli për Zvicrën, këtë vend të mrekullueshëm, vendin më të bukur të botës (pas Shqipërisë, kuptohet), e me një dolli për ditën e pavarësisë së vendit tim.

Next Post
Shënoi golin e parë me kombëtaren ndaj Polonisë, zbulohet domethënia e tatuazhit të Mirlind Dakut

Mirlind Daku: Do bëjmë mrekullira në Europian, pavarësisht se kemi ekipe të forta pëballë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In