Kanë qenë dikur kolegë dhe miq, por sot janë kundër njëri-tjetrit në fushatë. Paulin Sterkaj dhe Tom Doshi kanë shkëmbyer këto orë replkika në distancë. Deputeti socialist Sterkaj është shprehur “Tom Doshi është një elektron i lirë, nuk është më asgjë e jashtëzakonshme.
Atij i ka humbur grosha dhe nuk po e gjen dot. Në Malësinë e Madhe një herë thotë jam me PS, njëherë jam me PD. Qëndrimet e tij nuk përfaqësojnë PS-në”. Ditët e fundit Doshi është parë në krah të kandidatit të majtë të Vaut të Dejës, por ka dalë kundër kandidates socialiste për Shkodrën Keti Bazhdari.