• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Patrulla e Përgjithshme e Policisë, certifikohen 387 kursantë, ja ku do emërohen

by Java News
01/02/2018 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Akademisë së Sigurisë u zhvillua ceremonia e betimit dhe certifikimit të kursantëve, që përfunduan Programin e Shkollimit “Kolegji i Policisë”, kursi i XI-të.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Rebani Jaupi në këtë ceremoni ka përshëndetur punonjësit e rinj të Policisë, duke i inkurajuar ata në profesionin e tyre si dhe ka theksuar se reformimi i sistemit arsimor është një nga pikat më të rëndësishme në reformën e ndërmarrë nga Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e bazave të qëndrueshme dhe në përshtatje me kërkesat e kohës për një Polici të Re, për një Polici të Gjeneratës tjetër.

“Të jesh punonjës policie është një sfidë që kërkon nga secili prej jush përkushtim, devotshmëri dhe sakrifica të panumërta. Ne jemi krenar për ju, si brezi më i ri, si fryma më e re e Policisë së Shtetit.  Përpara keni një karrierë të gjatë, ndaj dhe ju inkurajoj që asnjëherë të mos dorëzoheni para vështirësive apo pengesave. Mbajeni gjithmonë këtë pasion që keni sot për këtë profesion, luftoni dhe kërkoni gjithmonë më të mirën nga vetja, nga shokët dhe kolegët tuaj”, tha ai.

Në vijim Drejtori i Kolegjit të Policisë Drejtues Ylli Vasili është shprehur:
“Ju kurorëzoni përfundimin me sukses të Programit të Shkollimit në Kolegjin e Policisë dhe filloni rrugëtimin tuaj në këtë profesion sa fisnik aq edhe të vështirë. Shkollimi policor është ndër kriteret bazë, më të domosdoshëm të organizatës së policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese, për të formuar dhe trajnuar strukturat policore të nivelit operues dhe më tej për të pasur sukses në misionin e tyre”.

I pranishëm Zv Ministri i Brendshëm Z.Hodaj ka vlerësuar se:
“Policia nuk është punë është mision. Dhe unë besoj që ju këtë jo vetëm që e dini por do të jeni në gjendje ta dëshmoni në detyrë. Ju ftoj që në punën e përditshme të ndiqni një rregull të artë, të trajtoni të gjithë ata që do të ndihmoni , ndaloni apo do ndëshkoni siç do të donit të trajtoheshit ju apo siç do të donit që familjarët tuaj të trajtoheshin. Ju faleminderit dhe sërish urime”.

Një prej kursanteve të certifikuara Elona Kuka theksoi se po thyhen paragjykimet, se të qënit një punonjës Policie është vetëm profesion për burra dhe se policia nuk është më forcë, por është shërbim dhe ka nevojë dhe për kontributin e femrës si një vlerë të shtuar për shoqërinë.
“Ne, anëtarët më të rinj të strukturës policore, do mbajmë me dinjitet uniformën fisnike dhe do zbatojmë ligjin me përpikmëri dhe seriozitet. Do të ushtrojmë detyrën me profesionalizëm e do transmetojmë siguri. Një punonjës policie korrekt, serioz, human dhe pa paragjykime është ajo që komuniteti do. Ne kemi zgjedhur të jemi të tillë për një arsye: Të paralajmërojmë, mbrojmë, ndihmojmë”.

Në total përfunduan me sukses Shkollimin në Kolegjin e Policisë, 387 kursantë, nga të cilët 53 femra dhe 334 meshkuj. Programi ishte i ndërtuar në 25 javë Teori pranë Akademisë së Sigurisë, si dhe 11 javë Trajnim në Terren pranë strukturave vendore policore në të gjithë vendin. Në përfundim u shpërndanë certifikata, për 11 studentët më të mirë duke marrë parasysh jo vetëm rezultatet në testin teorik dhe praktik, por edhe performancën e tyre gjatë kësaj kohe:

1. Elona Kuka
2. Albin Shametaj
3. Merlinda Fejza
4. Endrit Meçaj
5. Fjoralba Elezi
6. Emiljan Toçka
7. Jetmira Mandreca
8. Armand Ibro
9. Elmira Pashaj
10. Eni Hoxha
11. Elvis Lazo

Të gjithë kursantët që përfunduan me sukses Kursin për Patrullë të Përgjithshme do të emërohen në detyrë, në qarqet ku ata kanë aplikuar.

ma.me

Next Post
“Newborn”-i do hiqet dhe do të rikthehet me pamje të re

"Newborn”-i do hiqet dhe do të rikthehet me pamje të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In