• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vodhi 5 milionë euro, arrestohet ish-administratori i borxheve në CEZ

by
12/05/2015 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Ismailaj ish-administrator i borxheve të kompanisë CEZ i vënë nën akuzë për pastrim parash në vlerën e miliona eurove, është prangosur në banesën e tij sot nga Policia e Tiranës.

Është Prokuroria e Tiranës e cila bën të ditur lajmin ku theksohet se arrestimi i Ismailajt është bërë me vendim gjykate, e cila në mungesë ka vendosur arrest me burg pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Nga ana e saj organi i akuzës prej 1 viti heton Ismailaj  për fshehje pasurie, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash në vlerën e 5 milionë eurove.

Sipas Prokurorisë Ismailaj krijoi 6 kompani fiktive, mes të cilave “Adriatic Development Corporation Ltd” AIC (ALBANIA INVESTMENT CORPORATION) SHPK, ASSET SHPK, DEBT, INTERNATIONAL, ADVISORY – Dega Shqipëri”, VL MARKETING DISTRIBUTION dhe Kastriot ISMAILAJ me nr NIPTI K 3xxxxxG nëpërmjet të cilave kishte krijuar një skemë mashtrimi për përfitime monetare në vlera të mëdha parash.

Po ashtu në materialin referuar gjykatës Prokuroria shpjegon se Kastriot Ismailaj është aksioner dhe në kompani Offshore me seli në Gjibraltar si dërgues i transfertave bankare në Zvicër.

Pak ditë më parë Gjykata vendosi sekuestro për pasurinë e Ismailajt, të cilit u sekuestruan llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Tiranë me vlerë 3.4 milionë euro.

Sipas akuzës ky konfiksim është bërë në apelim të ligjit antimafia, ndërsa pritet që të enjten Kastriot Ismailaj të dali para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën e ngritur ndaj tij.

kastriot ismailaj

Hetimet e Prokurorisë së Tiranës: 

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Kastriot Ismailaj, administrator i disa kompanive, një prej të cilave ka pasur si aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, CEZ, pasi ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të “Mashtrimit me pasoja tё rёnda, tё kryer nё bashkёpunim” dhe “pastrimit tё produkteve tё veprёs penale” në vlerë mbi 5 milion euro. Vendimi i gjykatës është ekzekutuar mesditën e sotme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet e zhvilluara në kuadër të hetimit të këtij proçedimi penal ka rezultuar se shtetasi Kastriot Ismailaj ёshtё ortak apo administrator i disa shoqёrive tregtare tё rregjistruara nё Shqipёri, tё cilat pёrgjithёsisht nuk kanё aktivitet tregtar por nё llogaritё e kёtyre shoqёrive janё kryer transaksione finaciare, tё cilat shkojnё nё disa milionë Euro. Pak ditë më parë, Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të materialit të dërguar nga Prokuroria e Tiranës që po zhvillon këtë hetim, kërkoi nga Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskimin e disa llogarive bankare në emër të këtij shtetasi, në shumën e rreth 3.4 milion dollarëve. Kërkesa për konfiskimin e pasurisë i është kaluar për veprim Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda, si organet kompetente për zbatimin e ligjit të ashtuquajtur ‘Antimafia”.

Sipas hetimit të Prokurorisë së Tiranës, nisur nga materiali referues prej institucioneve ligjzbatuese si Drejtoria e Policisë dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, rezulton se ky shtetas, nëpërmjet manovrave financiare ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlera të konsiderueshme.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, rezulton se kjo skemë është krijuar dhe ka funksionuar si më poshtë:

1. Shtetasi Kastriot Ismailaj ka krijuar disa kompani fiktive, pa aktivitet, por që në llogaritë bankare të tyre kanë qarkulluar para në vlera disa milionë euro. Disa prej këtyre kompanive janë:

* “Adriatic Development Corporation Ltd”

* Shoqëria AIC (ALBANIA INVESTMENT CORPORATION) shpk

* ASSET SHPK

* DEBT, INTERNATIONAL, ADVISORY – Dega në Shqipëri”

* VL MARKETING DISTRIBUTION

* Kastriot ISMAILAJ nr NIPTI K 3xxxxxG

2. Po ashtu, kompani të tilla Kompani të tilla fiktive e ofshore ka krijuar edhe eshte përfshire si në ortakëri në Gjibraltar me kompaninë ofshore “Hassans Client 2ACC “ shoqëri e regjistruar si shoqëri për asistence ligjore ndërkombëtare r. Përveç kësaj si dërgues parash rezultojnë edhe shoqëritë «United Recourses Ag» dhe « Dominicus Ag » me qender në Zvicër.

3. Nje nga shoqerite e krijuara nga shtetasi Kastriot Ismailaj eshte dhe shoqeria “DEDT Internacional Advisory”. Kjo shoqëri është themeluar me datën 05.07.2010, me një kapital prej 50 mijë Usd, me seli në adresën “Trident Chambers, Virgin Islands”. Drejtore e vetme e kësaj shoqërie është caktuar shtetësja J.M. Me vendimin e datës 02.08.2010 të Drejtorit të vetëm është miratuar krijimi i degës së kësaj shoqërie në Tiranë, Shqipëri, duke emëruar si përfaqësues ligjor shtetasin Kastriot Ismailaj. Po kështu është autorizuar përfaqësuesi i shoqërisë për të realizuar procedurat e regjistrimit të kësaj dege në regjistrin Tregëtar të Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit. Shoqëria “Debt International Advisory – Dega Shqipëri”, është regjistruar në regjistrin tregëtar me datën 04.08.2010, si degë e shoqërisë së huaj “Debt International Advisory” Ltd, me objekt të veprimtarisë “Investime financiare, mbledhje detyrimesh, konsulta në fusha të ndryshme, në burimet natyrore, energjitike, infrastrukturën

energjitike, transport ndërkombëtar në rrugë ajrore, rrugore, detare, hekurudhore, shit-blerje aksionesh, tregëtimi, import-eksport i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve”. Ky subjekt ka pasur si përfaqësues ligjor deri në muajin Dhjetor të 2014, shtetasin Kastriot Ismailaj. Me datën 01.09.2010 subjektet “Debt International Advisory” Ltd – Dega Shqipëri dhe “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. kanë lidhur një marëveshje për shërbimin e mbledhjes së borxhit. Objekti i marëveshjes ka qënë, ndër të tjera, detyrimi i të porositurit të mbledhë prej debitorëve të porositësit, me mbështetjen dhe shpërblimin e porositësit të gjitha borxhet dhe kamatat që kanë kaluar afatin prej 90 ditësh, duke përdorur mjete juridike të përshtatshme. Kjo marëveshje është firmosur nga shtetasi Kastriot Ismailaj, me cilësinë e përfaqësuesit të shoqërisë “Debt International Advisory” Ltd – Dega Tiranë dhe shtetasi J.H, me detyrë Kryetar i Bordit Drejtues dhe shtetasi J.I, me detyrë anëtar i Bordit Drejtues të “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A. Marëveshja e parë nuk u miratua nga bordi drejtues i shoqërisë “Çez shpërndarja”dhe për këtë arsye më datë 01.02.2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe për nje afat dy vjeçar. Kjo marrëveshje është zgjidhur në muajin Tetor të vitit 2011. Nga tërërësia e të dhënave të administruara gjatë hetimit të këtij proçedimi penal arrihet në konkluzionin se qëllimi i vehtëm i shtetasit Kastriot Ismailaj, nuk ka qënë mbledhja e borxhit të shoqërise dhe as kryerja e ndonjë pune reale por vjedhja e parave të shoqërisë “Çez Shpërndarja”. Shtetasi nën hetim Kastriot Ismailaj duke përdorur të dhëna të rreme dhe dokumenta fiktive ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme shumën 512 004 420 lekë, duke i shkaktuar pasoja të rënda për shoqërinë “Çez Shpërndarja” si rrjedhojë edhe për shtetin shqiptar i cili ka zorëruar 26% të aksioneve të kësaj shoqërie. Paratë e përfituara nëpërmjet mashtrimit ( vjedhjes) shtetasi Kastriot Ismailaj nuk i ka përdorur me qëllim realizmin e kontratës, por i ka rinvestuar (i ka futur ne depozite) i ka transferuar jashtë vendit, i ka përdorur për qëllime personale. Në këtë mënyrë ky shtetas ka kryer veprën penale të ” Mashtrimit me pasoja të rënda, të kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga neni 143/2 (togëfjalëshi i fundit) të Kodit Penal si dhe veprën penale të ” pastrimit të produkteve të veprës penale” të parashikuar nga neni 287 të Kodit penal.

Konkluzioni i mёsipёrm mbёshtet nё kёto fakte tё vёrtetuara gjatё hetimit tё çёshtjes penale:

* Paraqitja e tё dhёnave tё rreme nga shtetasi Kastriot Ismailaj pёrpara nёnshkrimit tё kontratёs sё datёs 01.10.2010, ne lidhje me strukturёn dhe ekperiencen e shoqёrisё DIA;

* Paraqitja e dokumentave fiktive pёr punё tё cilat nuk janё kryer realisht (raporti i identifikimit tё debitorёve apo i ashtuquajturi DIR) dhe pёrfitimi nё mёnyrё tё paligjshme i shumёs 1,5 miljon Euro, pikёrisht pёr punёn e pakryer;

* Paraqitja e tё dhёnave tё tjera tё fiktive dhe tё pavёrteta pёrpara lidhjes sё marёveshjes sё datёs 01.02.2011, tё cilat i janё pёrcjellё Këshilli Mbikqyrës të shoqërisë nё Pragё, i cili ka miratuar marrёveshjen e dytё;

* Paraqitja e tё dhёnave fiktive pёr punen e kryer pas lidhjes sё marrёveshjes (kontratёs) sё dytё;

* Mos kryerja e as njё investimi dhe mos blerja e as njё mjeti apo paisjeje me qёllim kryerjen e shёrbimit qё ishte marrё pёrsipёr tё kryhej sipas kontratёs sё datёs 01.02.2011;

Next Post

Presidenti Nikoliç rrëshqet pak: Kosovës autonomi si në ish-Federatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In