Përgjimet e antimafias italiane dhe emrat e politikanëve shqiptarë që përmenden aty tregojnë në leximin e Astrit Patozit se vendi ka nevojë për një ndryshim të thellë.
Sipas tij, vota e 25 prillit duhet të shërbejë jo thjesht për të sjellë rotacionin, por për të ndryshuar politik bërjen në vend e për të ndëshkuar këtë klasë politike.
“Ajo pjesë e politikës e helmuar të cilës ne i kemi dalë përballë është pikërisht ajo që duhet ndëshkuar në 25 prill. Sepse fakti që është edhe opozita e kompromentuar edhe qeverisja e korruptuar e Edi Ramës që përmendet ne ato përgjime të Ndranghetes, pavarësisht besueshmërisë së plotë apo deri në një farë mase të atyre fakteve që kanë dalë deri më sot, prape se prapë tregon se cila është politika që duhet të ndëshkohet”, deklaroi kryekoordinatori i Bindjes Demokratike!
Kur nga zgjedhjet na ndajnë vetëm 30 ditë, për Patozin, forcat e reja politike do të bëjnë diferencën në 25 prill; qoftë edhe për faktin se ato janë të vetmet që do të respektojnë vullnetin e qytetarëve për hapjen e plotë të listës së kandidatëve për deputet.
“Po të shikoni ne jemi e vetmja ofertë që kandidojme me listë të hapur ndryshe nga pala tjetër, apo pjesa tjetër e politikës e cila nuk ka ndryshuar asgjë.
Dhe për këtë mjafton të shohësh pazarin e fundit të një vendi të sigurtë në listë që po zhvillohet në selinë e Partisë Pemokratike e që është një shëmti dhe një pasyrë e degradimit të politikës në këto vitet e fundit”, deklaro ai!
Astrit Patozi e Jozefina Topalli do të garojnë së bashku në një koalicion, por ata ftojnë edhe parti të tjera t’i bashkohen aleancës së tyre.
“Ne kemi rënë dakord parimisht dhe me shumë gjasa mund të arrijmë një marrëveshje me zonjën Topalli e me të tjerë, sepse nuk është e thënë që ne duhet të mbyllim dyert, ka edhe forca e personazhe të tjerë politikë që mund të bashkohen në një listë”, deklaroi Patozi!
Ne 15 shkurt është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje, moment i cili vlen edhe për koalicionet për shkak se e vetmja hapësirë për të garuar është ajo me një listë të përbashkët kandidatësh.
Deri më tani përveç partive të drejtuara nga Patozi e Topalli, në zgjedhje kanë lajmëruar se do të garojnë edhe 3 forca të reja politike; Nisma e Rudina Hajdarit, Lëvizja e Myzlim Murrizit dhe Lëvizja Vetëvendosje./a.p