• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Pazari në PD, një shëmti! Partitë e reja, të vetmet që do hapin plotësisht listat

by Ardit Rada
25/01/2021 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjimet e antimafias italiane dhe emrat e politikanëve shqiptarë që përmenden aty tregojnë në leximin e Astrit Patozit se vendi ka nevojë për një ndryshim të thellë.

Sipas tij, vota e 25 prillit duhet të shërbejë jo thjesht për të sjellë rotacionin, por për të ndryshuar politik bërjen në vend e për të ndëshkuar këtë klasë politike.

“Ajo pjesë e politikës e helmuar të cilës ne i kemi dalë përballë është pikërisht ajo që duhet ndëshkuar në 25 prill. Sepse fakti që është edhe opozita e kompromentuar edhe qeverisja e  korruptuar e Edi Ramës që përmendet ne ato përgjime të Ndranghetes, pavarësisht besueshmërisë së plotë apo deri në një farë mase të atyre fakteve që kanë dalë deri më sot, prape se prapë tregon se cila është politika që duhet të ndëshkohet”, deklaroi kryekoordinatori i Bindjes Demokratike!

Kur nga zgjedhjet na ndajnë vetëm 30 ditë, për Patozin, forcat e reja politike do të bëjnë diferencën në 25 prill; qoftë edhe për faktin se ato janë të vetmet që do të respektojnë vullnetin e qytetarëve për hapjen e plotë të listës së kandidatëve për deputet.

“Po të shikoni ne jemi e vetmja ofertë që kandidojme me listë të hapur ndryshe nga pala tjetër, apo pjesa tjetër e politikës e cila nuk ka ndryshuar asgjë.

Dhe për këtë mjafton të shohësh pazarin e fundit të një vendi të sigurtë në listë që po zhvillohet në selinë e Partisë Pemokratike e që është një shëmti dhe një pasyrë e degradimit të politikës në këto vitet e fundit”, deklaro ai!

Astrit Patozi e Jozefina Topalli do të garojnë së bashku në një koalicion, por ata ftojnë edhe parti të tjera t’i bashkohen aleancës së tyre.

“Ne kemi rënë dakord parimisht dhe me shumë gjasa mund të arrijmë një marrëveshje me zonjën Topalli e me të tjerë, sepse nuk është e thënë që ne duhet të mbyllim dyert, ka edhe forca e personazhe të tjerë politikë që mund të bashkohen në një listë”, deklaroi Patozi!

Ne 15 shkurt është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në zgjedhje, moment i cili vlen edhe për koalicionet për shkak se e vetmja hapësirë për të garuar është ajo me një listë të përbashkët kandidatësh.

Deri më tani përveç partive  të drejtuara nga Patozi e Topalli, në zgjedhje kanë lajmëruar se do të garojnë edhe 3 forca të reja politike; Nisma e Rudina Hajdarit, Lëvizja e Myzlim Murrizit dhe Lëvizja Vetëvendosje./a.p

Next Post
Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë pranë selisë së PS-së

Prokuroria kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën, u kap me pistoletë pranë selisë së PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

Aksident fatal në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, tre fëmijë të plagosur

November 22, 2026
Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

Plot 58 laureatë të Çmimit Nobel bashkohen për t’i shpëtuar jetën kampionit iranian

November 22, 2026
Jo vetëm dhunë, video-loja ‘GTA VI’ e mbushur me nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

Jo vetëm dhunë, video-loja ‘GTA VI’ e mbushur me nuditet, drogë, orgji dhe striptizëm

November 22, 2026
Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

Manastir, Rama me të rinjtë: Shqipja është pasuria jonë e përbashkët, duhet ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë

November 22, 2026
Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

Djali i Millorad Dodikut mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Republikës Sërpska

November 22, 2026
Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale

Tetë net humori në Shkodër. “Tano Fest” te “Migjeni”, mes yjeve të skenës teatrale

November 22, 2026
Ulet tatimi mbi pagën, por a do të përfitojnë punonjësit?

Ulet tatimi mbi pagën, por a do të përfitojnë punonjësit?

November 22, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

I kushtoi mandatin e deputetit, hetimi ndaj Çyrbjes mbyllet pa akuza, Prokuroria: Nuk kreu vepër penale!

November 22, 2026
Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

Shumë vodka, pak lindshmëri: Arsyeja pse po pakësohet numri i rusëve?!

November 22, 2026
Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

Shpërthim në një garazh në Zvicër, shqiptari rrëfen panikun e banorëve dhe kujtimet e luftës në Kosovë

November 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In