• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi nxjerr detaje nga ceremonia për Arbnorin: Doktor, ka ardhur koha që…

by Astrit Patozi
19/07/2018 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish nën kryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka zbuluar detaje nga ceremonia për inaugurimin e bustit të Pjetër Arbnorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mbrëmjen e së enjtes, Patozi shkruan se të gjithë deputetët e PD-së në vitet 1992-1997 ishin ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Institucioni në fjalë i kishte dorëzuar ftesat në PD me qëllim që kjo t’i shpërndante. Por sipas tij, selia blu nuk ua ka përcjellë ftesat ‘xhaketave të vjetra’ me pretendimin se nuk ua di adresat.

Dikur krahu i Berishës, Patozi ka një apel për të. Në shkrimin e tij, ish-deputeti i PD shprehet se Berisha duhet t’i japë leksione ‘menaxherit’ që ka lënë në krye të Partisë Demokratike.

Ja çfarë shkruan Astrit Patozi:

Eh, si vajti kjo punë, o doktor!

Tani, meqë katandisja i ka kaluar të gjitha fantazitë, mendoj se ti do bëje mirë që t’ia mësoje ca gjëra atij, që ke lënë si menaxher tek Partia Demokratike.

Për shembull, t’i tregosh që një njeriu mund t’i bësh çfarë ke mundësi në të tashmen dhe në të ardhmen.

Por, kurrësesi, në të shkuarën.

Sepse ai ditëziu kujton se mund t’i shkarkojë edhe si ish-deputetë, ata që kanë përfaqësuar PD-në ndër vite.

Mësoja që kjo është e pamundur, sepse ka nevojë ta dijë.

Dhe meqë ra fjala, tek kjo shëmtia e kthimit të ftesave mbrapsht të shumë ish-deputetëve për ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit.

Mirë për “armiqtë e betuar” të popullit e të partisë, të tipit Ridvan Bode, që kanë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, plagët e të cilave janë ende të freskëta.

Po me Aleksandër Meksin, Alfred Serreqin, Fatos Bejën, Ilir Banon, Luan Skuqin, Ndriçim Xhepën e dhjetëra të tjerë çfarë kanë pasur këta?

Apo duhej patjetër që të mos e kishe takuar kurrë Pjetër Arbnorin, por ta kishe parë vetëm në televizor, që të shkoje në atë ceremoni?

Dhe meqë ti ke parë shumë, se ke qenë aty që nga fillimi, bën mirë gjithashtu që ndonjë ditë t’i tregosh krimet, që kanë kryer të gjithë ata që kanë shërbyer në këto 30 vjet si deputetë të Partisë Demokratike.

Të paktën, ashtu do të dimë se kujt i takon dhe kujt jo që të marrë pjesë në aktivitete të ngjashme.

PS: Kuvendi kishte ftuar të gjithë deputetët e PD në vitet 92-97 dhe ftesat u dërguan tek selia e partisë, por shumica e tyre u kthyen mbrapsht me pretendimin se nuk u diheshin adresat.

/javanews/b.d

Next Post
Reali, gati 300 milionë euro për katër lojtarë

Reali, gati 300 milionë euro për katër lojtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In