• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Në PD po bëhet betejë personale! Pse nuk flasin për vendimin e GJK, për zgjedhjet lokale?!

by A R
04/11/2021 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Astrit Patozi ka thënë në studion e “Opinion” në Tv Klan, se situata që po ndodh në Partinë Demokratike në përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është betejë personale për fronin e selisë blu.

Patozi mori si shembull vendimin e Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai u shpreh se pavarësisht vendimeve të gabuara për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar ndjesë. Sipas Patozit, edhe Berisha ka qenë përgjegjës për djegien e mandateve dhe mosfutjen në zgjedhje.

Ndër të tjera, Patozi konsideron se marrëdhënia Berisha-Basha ka qenë një dashuri e gjatë 17-vjeçare që nuk ka ndodhur kurrë më parë në politikë. Por papritur, ai u shpreh se mes të dyve është kaluar në urrejtje të pafre dhe kjo ka ndodhur pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar liderin historik të PD.

Tek e fundit, të gjithë demokratët duhet të kuptojnë dhe unë dua të jem shumë i sinqertë për secilin prej tyre për aq sa kam njohur dhe aq sa më njohin. Kjo nuk është betejë parimore, kjo është një betejë personale qartazi për fronin e Partisë Demokratike. Kjo nuk ka lidhje as me parime, as me mbarëvajtjen e PD dhe as me pushtetin e nesërm. Pse e them këtë? Po e aktualizoj me shembullin që dhatë ju sot. Ka pasur një vendim nga Gjykata Kushtetuese që është një lajm shumë i madh për politikën në përgjithësi. S’ka asnjë reagim. Është një vendim, i cili e ka  mbajtur zvarrë për 2 vjet e gjysmë të gjithë spektrin opozitar, por në radhë të parë PD. E ka mbajtur zvarrë se këta në radhë të parë kanë thënë “prit se do ketë një vendim”. “Do të ketë zgjedhje, nuk është ashtu siç duket, megjithëse zgjedhjet mbaruan, megjithëse ata morën pushtetin, megjithëse këta e dorëzuan në tavolinë pushtetin”. Ka ekzistuar legjenda për të ushqyer turmën. Ka ekzistuar gjithmonë legjenda që do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Tani, zgjedhje s’ka! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i mbylli të gjitha shtigjet dhe as në ëndërr nuk e shikojnë dot më që mund të ikin nga zgjedhjet, atë që bënë. Askush nuk merr përgjegjësi. Duhet të kishte të paktën një ndjesë ndaj demokratëve, ndaj atyre që dorëzuan mandatin. Nuk ka ndjesë. Do thuash ti, po Sali Berisha pse nuk flet? Sepse Sali Berisha është përgjegjës për djegien e mandateve dhe për mosfutjen në zgjedhje. Sepse këta kanë qenë bashkë deri më 9 Shtator. Është një dashuri e gjatë, mund të jetë për libër Guinnes, 17-vjeçare, një flirt politik aq i gjatë, nga 2004 deri në 2021 nuk ka ndodhur kurrë në politikë. Unë nuk di rast tjetër. Jo në Shqipëri? Po as në botë. Papritur kemi kaluar në një urrejtje të pafre”, tha Patozi.

/a.r

Next Post
Shkarkohet Voltana Ademi, kryetar i Shoqatës së Bashkive zgjidhet Pjerin Ndreu

Ademi flet për krizën në PD: Mendoj se po vuajmë nga konsensusi i heshtjes. Pse nuk shkova te 'Foltorja' e Berishës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In