• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Patozi: Në një pikë jam dakort me Ramën, që Meta duhet larguar

by A R
04/12/2015 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i grupit parlamentar të PD, deputeti Astrit Patozi tha se për një gjë është dakort me Ramën, për nevojnë për të larguar kreun e kuvendit Ilir Meta. Duke komentuar nismën e qeverisë “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” Patozi theksoi se nuk ka det që do ta lante Shqipërinë, e cila sipas tij është baltosur nga qeveria Rama. Patozi theksoi se dëshira e tij për të larguar nga pushteti Ilir Metën është e madhe, pavarësisht faktit se kryeministri nuk e tregon më as nëpër bisedat në tavolina konfidenciale.

“Unë bie plotësisht dakord me Edi Ramën, se Shqipëria duhet pastruar edhe nga korrupsioni i Ilir Metës dhe i LSI­së, me ndryshimin e madh, që ai e nënkupton, por nuk guxon dot kurrë ta thotë, edhe në tavolina konfidenciale, e jo më në publik.

Por unë nuk e ndaj dot atë nga hajdutëria e njëjtë, nganjëherë edhe superiore, sidomos në muajjt e fundit, nën flamurin e ministrave dhe zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Por problemi qëndron se Edi Rama, do ta pastrojë Shqipërinë nga Ilir Meta, jo se e shqetëson korrupsioni i tij, por se nuk po shkojnë mirë kohët e fundit. Njësoj si Tomë Doshin e shndërroi brenda ditës, nga superdeputet të Veriut, në mafioz të rrezikshëm, ndërsa Mark Frrokun, nga aleat të çmuar, në vrasës të burgosur dhe pa mandat,

Ndaj edhe nuk ka më asnjë vlerë aksioni i nënkuptuar i pastrimit të Edi Ramës për Ilir Metën, në një duel që tashmë konsiderohet i përfunduar në epërsi të thellë të të dytit. Natyrisht, ky është një rivalitet I egër mes dy peshkaqenëve, që ne pak na intereson.

Por kështu si ka ardhur puna, nuk është çudi që fituesi ta detyrojë humbësin ta propozojë tek Presidenti i Republikës për medaljen “Nder i Kombit”, për kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit.

Ndaj edhe ky buxhet nuk mbart thjesht krizën por edhe degradimin e një qeverie, që erdhi në pushtet me tërsëllëmë, duke vringëllirë me prepotencë 1 milion shuplakat, të cilat i konsideroi si dele të bindura vetëm për t’i mjelë dhe gënjyer një herë në katër vjet”- tha Patozi.

Next Post

Cani ironizon me Shehun, kujton barcaletën e Nastradinit me gomarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

“Po largohem!”/ 14-vjeçarja nga Durrësi ikën nga shtëpia, e ëma apel për ndihmë

March 18, 2026
“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

“Nëse nuk më jep paratë, do të të rrah”/ Kërcënoi për muaj me radhë një 14-vjecar, në pranga i riu shqiptar në Itali

March 18, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Problemi nuk është iftari, por liria e medias

March 18, 2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, Spiropali: Moment kyç për integrimin europian

March 18, 2026
Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

Lufta me Iranin, shpërthime të forta mbi kryeqytetin e Arabisë Saudite

March 18, 2026
VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

VIDEO/ Lefter Maliqi përplaset me Ngjelën: Je avokat i dështuar, merr një arkivol dhe zhduku! Ke mbaruar punë o plak i rrudhur

March 18, 2026
Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

Paralajmëron Mojtaba Khamenei: Kriminelët do të paguajnë së shpejti për vrasjen e Ali Larijanit

March 18, 2026
Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

March 18, 2026
Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In